Nëse do të kishte një çmim për “demaskimin më të madh gjeopolitik të vitit”, ai padyshim do t’i takonte ministres serbe që foli në TV Kurir. Me një sinqeritet brutal që vlen sa një mijë raporte diplomatike, ajo bëri atë që diplomacia e Prishtinës nuk e bënë dot për dekada: hoqi maskën e Beogradit dhe, mbi të gjitha, nxori zbuluar të gjithë ushtrinë e emisarëve të paguar dhe të “shitur” të Brukselit.
Nga Astrit Gashi
Ndërsa emisarët europianë bredhin sa në një hotel me pesë yje në Ohër, në Bruksel e në Prishtinë, duke na shitur leksione për “fqinjësi të mirë”, “marrëveshje konstruktive” dhe “vlera europiane”, vjen kjo ministre dhe me dy fjali ua hedh në erë të gjithë investimin propagandistik. Ajo tregoi pa doreza atë që ata përpiqen ta fshehin me dëshpërim se në Beogradi nuk ka ndryshuar asgjë nga viti 1998, dhe se i vetmi projekt real mbetet ai i zhdukjes dhe spastrimit tonë etnik.
Sa ironike! Për vite me radhë, burokratët e Europës na kanë përsëritur se “duhet të shohim nga e ardhmja” dhe se “duhen bërë kompromise”. E bënë kompromisin më monstruoz duke ngritur një gjykatë fantazmë në Hagë për të gjykuar luftëtarët tanë të lirisë. Dhe mbi çfarë provash? Mbi dosjet e fabrikuara në kuzhinat e po këtij aparati shtetëror në Beograd, që sot shpreh keqardhje pse nuk na “pastroi” dot të gjithëve në vitin 1998.
Çlirimtarët tanë mbahen gati nje dekadë të izoluar në Hagë për të kënaqur orekset e një ekuilibri të rremë moral.
Emisarët e Europës fitojnë rroga marramendëse duke u shtrënguar duart krerëve të Beogradit, duke na prezantuar ata si “liderë reformatorë”.
Dhe në fund, ministrja e serbe del në ekran dhe u thotë hapur: “Kot lodheni me dialog e me gjykata, mendësia jonë gjenocidiale është e paprekur.”
Kjo deklaratë duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo zyrtari europian dhe të parlametareve të Kosovës që nee presion kanë vënë firmën mbi atë gjykatë të turpshme. Ajo u vërtetoi se drejtësia e tyre ndërkombëtare nuk ishte gjë tjetër veçse një shërbim i paguar për të larë mëkatet e një Serbie që nuk pranoi kurrë të pendohej.
Në fund të këtij teatri absurd, mbetet një e vërtetë e madhe historike dhe gjeografike. Shqiptarët, padyshim, kanë pasur fatin e keq historik të kenë fqinj një shtet që përgjatë historisë ka prodhuar dhe projektuar vetëm gjenocid, varre dhe dëbime.
Si pasojë e politikave fashiste të copëtimit të trojeve tona nga ajo që Gjergj Fishta dikur e quajti me të drejtë “Evropa kurvë plakë”, ata na i vizatuan kufijtë duke na ndarë e duke na lënë jashtë trungut amë. Por, duke na copëtuar aq egërsisht në vitin 1913, ata krijuan pa dashje një realitet unik
Sot, kudo që të shkosh nëpër trojet tona qoftë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi apo në Shqipëri ne kufizohemi pothuajse në çdo drejtim vetëm me shqiptarë.
Na ndanë me kufij artificialë për të na dobësuar, por sot ata kufij na rrethojnë me veten tonë. Kjo është hakmarrja më e mirë e historisë ndaj padrejtësive të Europës dhe projekteve gjenocidiale të Beogradit. Ata mund të vazhdojnë të ëndërrojnë spastrime, dhe Europa mund të vazhdojë të paguajë emisarë të shitur për të na mbajtur leksione, por e vërteta gjeografike dhe kombëtare mbetet e palëkundur ne jemi këtu, rrethojmë njëri-tjetrin, dhe nuk kemi ndërmend të lëvizim asnjë milimetër nga trojet tona nga vendi i Shqiponjave nga Shqypnia jonë natyrale!

