Haxhiu bëri të ditur se vendimi është marrë pas pranimit të propozimit dhe dokumentacionit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, si dhe pas një shqyrtimi të kujdesshëm të të gjitha materialeve, përfshirë informacionet e institucioneve kompetente të sigurisë dhe raportet e organizatave që monitoruan procesin e përzgjedhjes,.
“I urova z. Gashi suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore. Funksioni i Kryeprokurorit të Shtetit është një nga shtyllat kryesore të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit kushtetues”, tha Haxhiu.
Sipas saj, duke marrë parasysh rëndësinë e funksionit dhe nevojën për funksionalizimin e plotë të institucioneve të drejtësisë, dekreti është nxjerrë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore.
Postimi i plotë:

