2 Gusht 2026 22:19

Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, z. Muhamed Murtezi, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite z. Murtezi beri nje lutje pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Memoriali i anëtarëve të Familjes Jashari, duke u përkulur me respekt para veprës së tyre heroike.

“Sot, nga ky vend i shenjtë i historisë sonë kombëtare, nderojmë kujtimin e Komandantit Adem Jashari dhe të familjës Jashari, të cilët me sakrificën e tyre sublime u bënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,” deklaroi z. Murtezi. “Vepra e tyre është një udhërrëfyes i pashuar për të gjithë ne, duke na kujtuar çmimin e lartë të lirisë dhe përgjegjësinë tonë institucionale për ta ruajtur dhe forcuar atë.”

Vizita e z. Murtezi në Prekaz rikonfirmon lidhjet e forta vëllazërore e kombtare ndërmjet Komunës së Çairit dhe vendeve historike, duke vënë theksin te ruajtja e vlerave të përbashkëta kombëtare.