SHKUP – Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar rikonstruimin e kabinetit qeveritar. Propozimi i ri mori dritën jeshile nga deputetët me 69 vota “për”, ndërsa nuk pati asnjë votë “kundër” apo “të përmbajtur”.
Me këtë rikonstruim, koalicioni VLEN rrit peshën e tij në ekzekutiv duke siguruar një post ministror më shumë në kabinetin qeveritar.
Ndryshimet në kabinet: Kush vjen dhe kush ikën?
Si rezultat i votimit të sotëm, janë bërë emërimet e reja në krye të disa dikastereve kyçe, krahas një vale shkarkimesh të ministrave të deritanishëm.
Emërimet e reja:
- Jeton Shasivari – do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
- Sedat Sulejmani – emërohet Ministër i Kulturës dhe Turizmit (i cili paraprakisht mbante postin e zëvendësministrit në këtë dikaster).
- Agon Ferati – do të udhëheqë Ministrinë e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet Komuniteteve.
Para votimit të përbërjes së re, deputetët me shumicë votash kanë votuar shkarkimin e zyrtarëve të mëposhtëm pasi që kanë marr pozita te minstrit
- Igor Fillkov – Ministër i Drejtësisë
- Ivan Stoillkoviq – Ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
- Zllatko Perinski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale
- Azir Aliu – Ministër i Shëndetësisë
- Cvetan Tripunovski – Ministër i Bujqësisë
- Fatmir Limani – Ministër i Politikës Sociale
- Zoran Lutkov – Ministër i Kulturës
- Shaban Saliu – Ministër pa resor
Zëvendësministrat e shkarkuar:
- Gjoko Vellkovski – Zëvendësministër i Punës dhe Politikës Sociale
- Sedat Sulejmani – Zëvendësministër i Kulturës (i cili tashmë është avancuar në pozitën e ministrit të këtij dikasteri të zgjeruar edhe me Turizmin).

