19 Korrik 2026 22:36

Pse “The Odysseyn” e Christopher Nolan-it duhet të shikoj secili shqiptar!

Në këto ditë perveluse të Verës , 2026, kur valët e tjetërsimit global dhe asimilimit kulturor kërcënojnë të fshijnë çdo gjurmë të identitetit tonë, unë e shoh kryeveprën e re të Christopher Nolan The Odyssey (2026) e veshur me mantelin e shenjtë të polifonisë labe si një reaksion të pastër zgjimi.

Për secilin shqiptar ky film është një amanet i gjallë, një rit pastrimi shpirtëror dhe një detyrim kombëtar që kudo që ndodhet nëpër botë, ka për detyrë ta përjetojë.

Ne po jetojmë në epokën e kurbetit modern, një kohë e turbullt ku rrezikojmë të harrojmë se kush jemi dhe nga vijmë. Por ju premtojë së kur të uleni në errësirën e sallës për të “The Odyssey” të
mishëruar përmes ashpërsisë së gurit tonë dhe dëgjon Ison Labe të drithëronte ekranet e mëdha, secili shqiptar nga shpirti do i del një thirrje direkte për t’u kthyer te zanafilla tek trungu i vete të Homeri i cili shkroi kete kryeveper boterore ne gjuhen e tij.

Nëse keni harruar rrënjët, ky film ju kap për supesh për t’ju kujtuar se në damarët tanë rrjedh gjaku i një race të lashtë që i ka mbijetuar çdo stuhie historike. Nëse keni humbur shpresën, vizioni gjenial i Nolan-it na tregojnë se Itaka jonë Shqipëria e të gjithë nesh është e pathyeshme kur mbahet gjallë nga besa dhe kujtesa mikëpritja shqiptare!

Kushdo prej nesh që refuzon ta shohë këtë film, ka refuzuar të dëgjojë zërin e tokës së tij. Polifonia labe në ekranin e madh është rrahja e zemrës së gjenezës sonë që kërkon të zgjohet në shpirtin e çdo shqiptari.

Tri mesazhet e mëdha që ndriçojnë shpirtin tonë kolektiv

Bashkimi rreth Iso-s: Asnjë betejë nuk fitohet vetëm. Ashtu si polifonia labe që nuk ekziston pa bashkimin e marrësit, kthyesit dhe ison-it, ashtu edhe rrugëtimi i shqiptarit nuk ka kuptim në vetmi. Mbijetesa jonë qëndron te bashkimi. Asnjë individ nuk mund t’i bëjë ballë dallgëve të kohës nëse shkëputet nga trupi i kombit të tij.

Uliksi i Nolan-it refuzon pavdekësinë e rreme të ofruar nga perënditë e huaja vetëm për t’u kthyer te shkëmbi i tij, te shtëpia e tij. Ky është një mesazh i fuqishëm për çdo shqiptar në diasporë dhe në trojet tona së lavdia më e madhe nuk është të ikësh, por të kthehesh dhe të ndërtosh mbi gjenezën tënde. Asnjë sakrificë nuk është e çuar dëm nëse bëhet për tokën e të parëve.

Përmes Penelopës, filmi na mëson artin e qëndresës dhe të besnikërisë ndaj parimeve të larta. Shqiptari nuk dorëzohet, nuk ulet në gjunjë përpara servilëve dhe as përpara vështirësive. Ai pret, lufton dhe mbron me dinjitet atë që i takon me meritë dhe me histori.

Ky projekt i radhës në Hollywood do të tregojë Shqipërinë tonë të vërtetë. Për dekada me radhë jemi përballur me klishe, por Nolan vjen të shpalosë Shqipërinë e shpirtit të pastër, të besës dhe të asaj dhimbjeje krenare që na ka mbajtur në këmbë ndër shekuj.

Përmes kësaj kryevepre, Christopher Nolan u ka bërë nderimin më të madh historik Shqipërisë dhe mbarë shqiptarisë. Me gjenialitetin e tij, ai ka marrë thesarin tonë më të çmuar shpirtëror dhe e ka ngritur në altarin më të lartë të kulturës botërore. Është një triumf i pashoq ku miliarda teleshikues dhe artdashës në mbarë globin do të dëgjojnë me drithërimë zërin tonë, do të ndiejnë ebonit e Ison Labe dhe do të përkulen përpara madhështisë së rrënjëve tona të lashta.

Për mua, dhe për çdo kritik që mat peshën e vërtetë të artit epik, ky do të jetë filmi më i mirë i vitit, pa asnjë diskutim!

Shqiptar kudo në botë merrni fëmijët tuaj, merrni prindërit tuaj dhe uluni përpara atij ekrani për të dëgjuar se si polifonia jonë pushton botën. Ky film është pasqyra ku duhet të shihemi të gjithë për të gjetur forcën, krenarinë dhe rrugën e kthimit në shtëpi. Shkoni dhe përjetojeni Odisenë tonë, sepse asnjë betejë për identitetin nuk fitohet pa sakrificë dhe pa dëgjuar zërin e gjakut!