Ministëri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani ka zyrtarizuar strategjinë e re që do të udhëheqë orientimin e politikave dhe procesin e emërimeve në nivelin e qeverisjes lokale.
Ministri i këtij dikasteri ka deklaruar se strategjia tashmë është “e vulosur”, duke shënuar përfundimin e periudhës së tranzicionit në këto pozicione. Në një komunikim publik permës rrejteve sociale ministri ka theksuar se faktori vendimmarrës në këtë fazë është konsoliduar dhe se avancimet apo punësimet e reja nuk do të jenë rezultat i rrethanave rastësore apo improvizimeve politike. Sipas tij, çdo emërim do të bazohet në katër parime themelore: durimin, maturinë, vigjilencën dhe kompaktësinë.
Ministri ka sqaruar se kjo qasje synon ndërtimin e një administrate lokale më të qëndrueshme dhe funksionale, ku performanca dhe stabiliteti do të jenë kriteret kryesore të vlerësimit. “Durimi dhe kompaktësia nuk janë dobësi, por forcë që e çon qëllimin drejt përmbushjes,” është shprehur ai, duke nënvizuar se reformat e qëndrueshme kërkojnë kohë dhe disiplinë institucionale. Sipas Ministrisë, strategjia e re përfaqëson një ndryshim të qartë në menaxhimin e fuqisë politike dhe administrative, me synimin për të garantuar jetëgjatësinë e reformave dhe për të forcuar besueshmërinë e institucioneve në nivel lokal.
Postimi i tij në Facebook

