20 Janar 2026 13:24

“Krenaria e Uskanës” që nderon rrënjët dhe traditën

Analisti politik Astrit Gashi ka uruar sot Fatmir Beqir Limanin me rastin e ditëlindjes së tij, duke e cilësuar atë si “Krenaria e Uskanës” dhe shembull të një burri që vlerat kombëtare dhe morale i ka vendosur gjithmonë mbi interesat personale.

Në mesazhin e tij publik, Gashi thekson se Fatmir Limani është një figurë që përkuljen nuk e njeh si shenjë frike, por si akt nderimi ndaj burimit të jetës dhe vlerave themelore shqiptare, veçanërisht ndaj figurës së Nënës dhe amanetit që ajo përfaqëson. Sipas analistit, çasti i fiksuar në fotografinë e publikuar nuk përbën vetëm një imazh simbolik, por paraqet një trashëgimi morale dhe shpirtërore, ku historia, siç shprehet ai, “nuk shkruhet me fjalë, por me heshtje”.

Ai e përshkruan këtë moment si një akt amaneti, ku bekimi i nënës kalon te i biri si udhërrëfyes jetësor dhe kombëtar. Gashi nënvizon se forca e Fatmir Limanit nuk buron nga brohoritjet apo fitoret e zhurmshme, por nga vlerat e qeta dhe të qëndrueshme që ndërtohen mbi respektin për familjen, tokën dhe rrënjët. “Pa bekimin e Nënës, asnjë fitore nuk është e plotë dhe asnjë rrugëtim nuk është i shenjtë”, thuhet në urimin e tij.

Sipas tij, rrënja e Fatmir Beqir Limanit është familja dhe tradita shqiptare, ndërsa udhëheqësi i vërtetë dallohet nga respekti që tregon ndaj Nënës dhe amanetit të tokës që e lindi. Në fund të urimit, Gashi shpreh bindjen se Fatmir Limani vepron në jetë dhe në punë duke u udhëhequr nga arma më e fortë e traditës shqiptare – besa – dhe i uron atij shëndet, jetë të gjatë dhe vazhdimësi në ruajtjen e vlerave kombëtare.

Postimi i plotë i Astrit Gashit

Krenaria e Uskanës Fatmir Beqir Limani

Sot, Uskana kreshnike shënon ditëlindjen e birit të vet, Fatmirit një burri që nuk e mësoi kurrë përkuljen si frikë, por e njohu përkuljen si akt nderimi ndaj burimit të jetës.

Ky çast i shkrepur është më shumë së fotografi. Është trashëgimi morale. Është ai moment i rrallë kur historia nuk shkruhet me fjalë, por me heshtje, kur një nënë ia dorëzon djalit bekimin si amanet dhe ai e pranon me kokë të ulur, jo nga dobësia, por nga vetëdija e lartë kombëtare e morale!

Këtu fshihet sekreti i forcës sate jo në brohoritje, jo në fitore të zhurmshme, por në këtë puthje të heshtur që peshon më shumë se çdo fjalim publik. Edhe mua më tradhtuan lotët e gëzimit, sepse me mungoi shumë në jetë e di se pa bekimin e Nënës asnjë fitore nuk është e plotë, asnjë rrugëtim nuk është i shenjtë. Aty, në atë përqafim, qëndron formula e fitores ajo që nuk gjendet në libra,por ngulitet në shpirt.

Sot, edhe ata që zgjedhin heshtjen nga zilia, nuk mund ta mohojnë këtë të vërtetë themelore se dinjiteti i një burri nuk buron nga pozita, por nga rrënja, dhe rrënja jote është NËNA. Sepse burrat e mëdhenj nuk maten nga zhurma që bëjnë, por nga mënyra si e respektojnë Nënën dhe amanetin e tokës që i lindi. E me këtë amanet Fatmiri vepron në punë në jetë dhe sfindon të gjithë me armën me të fortë BESËN SHQIPTARE

U bëfsh edhe njëqind vjeç, i bekuar nga duart e Nënës dhe i rrethuar përjetënga krenaria e pashlyeshme e Uskanës.