Pas konsultimeve në Presidencë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se diskutimi është fokusuar në caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ai bëri të ditur se për PDK-në, opsioni më i përshtatshëm është mbajtja e zgjedhjeve më 21 dhjetor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka firmosur vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, vetëm pak minuta pas takimit të zhvilluar me liderët e partive parlamentare.
“Diskutuam për datat e mundshme të zgjedhjeve. Ne si PDK kemi propozuar që 21 dhjetori të jetë data e mbajtjes së zgjedhjeve”, deklaroi Hamza, raporton Identiteti

