17 Janar 2026 07:25

Gëzim në Shqipëri: Bebet e para të vitit 2026 vijnë në jetë!

Kryeministri Edi Rama, përmes një shkrimi të tij, ka ndarë me publikun lajmin se fillimi i vitit të ri 2026 është shoqëruar me ardhjen në jetë të dy foshnjave.

Këto janë bebet e para që lindën në Shqipëri me ndërrimin e viteve.

Bëhet fjalë për dy vajza, të cilat u shndërruan në simbolet e para të jetës për vitin që sapo ka hyrë. Kjo ngjarje e gëzueshme shënon një fillim të mbarë për familjet e tyre dhe për vendin.