Julien Moinil, prokurori i Brukselit, i cili do vritej nga mafia shqiptare, ka qenë më parë të paktën dy herë në Shqipëri për çështje hetimore.
Hera më e njohur ka qenë më 10 shkurt 2022, kur ai vizitoi Shqipërinë për të marrë në pyetje Lulzim Bashën lidhur me hetimet për 3.4 milionë euro të gjetura në makinat “Toyota Yaris” që vinin nga Belgjika.
Prokurori i kërkoi Bashës të sqaronte se nga e kishte marrë informacionin për paratë.
Moinil ishte i vendosur për të zbardhur çështjen dhe këmbënguli se nëse Basha nuk do të bashkëpunonte, mund të kërkonte shoqërimin e tij me forcë për pengim të hetimit.
Ai erdhi në Shqipëri së bashku me gjashtë hetues të tjerë dhe masat e sigurisë ndaj tij u rritën dukshëm.
Sipas kërkesës se belgëve, nëse Basha nuk pranonte të pyetej, do të shoqërohej me forcë. Në të kundërt ai do akuzohej për pengim të zbardhjes të së vërtetës. /Syri.net

