18 Janar 2026 01:08

Vdekje misterioze në Pejë: Dy të rinj ndërrojnë jetë në një vilë, hetohet ngjarja

Diten e sotme, rreth orës 15:10, Policia e Kosovës u njoftua se në një pronë private, specifikisht në Vilën 03, e cila gjendet në rrugën e KFOR-it, janë gjetur dy persona pa shenja jete.

Me të marrë këtë informacion, ekipet policore dhe ato të emergjencës mjekësore mbërritën menjëherë në vendin e incidentit. Mjeku kujdestar, pasi kreu ekzaminimet, konstatoi vdekjen e dy viktimave, një femre dhe një mashkulli, të dy të rinj në moshë.

Këtë ngjarje e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai bëri të ditur se rasti është tashmë nën hetim nga njësitë përkatëse të policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.Aktualisht, shkaqet që çuan në vdekjen e këtyre dy personave mbeten të panjohura.

Hetimet po vijojnë me intensitet të plotë dhe në koordinim të vazhdueshëm me prokurorinë kompetente, në mënyrë që të zbardhet e vërteta dhe të merren masat e duhura.