18 Janar 2026 00:58

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, firmos vendimin për përsëritjen e zgjedhjeve

Zgjedhjet janë caktuar për datën 11 janar 2026 në bazë të aktvendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura për kryetarët e komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovës dhe Rostushës, si dhe të Qendrës Zhupë.

Zgjedhjet janë në përputhje me Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe legjislacionin në fuqi. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, institucionet zgjedhore nisin zbatimin e afateve dhe procedurave ligjore. Gashi u ka bërë thirrje Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, komisioneve komunale dhe organizatave mbikëqyrëse që të veprojnë me “përpikëri, transparencë dhe profesionalizëm”. Ai ka ftuar edhe subjektet politike dhe kandidatët që të garantojnë një proces zgjedhor të qetë, fer dhe demokratik, duke respektuar standardet europiane. Ndërkaq, qytetarëve të pesë komunave u është bërë thirrje të marrin pjesë masivisht në votim, pasi siç theksoi Gashi përsëritja e zgjedhjeve tregon rëndësinë e pjesëmarrjes së secilit në vendimmarrjen lokale dhe në forcimin e legjitimitetit institucional. “Kuvendi mbetet i përkushtuar ndaj proceseve të rregullta demokratike dhe konsolidimit të institucioneve të vendit”, deklaroi Kryetari i Kuvendit.