25 Tetor 2026 20:15

SKANDALI SHKENCOR: TRURËT NGA MAQEDONIA DREJT NEW YORK-UT PËR TË ZBULUAR “KURËN E VETËVRASJES”

Një zbulim tronditës i shpalosur nga dokumentet e fundit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (DOJ) dhe gjiganti mediatik Bloomberg ka vënë Maqedoninë në qendër të një operacioni të paprecedentë që ngjan me skenarët e filmave thriller.

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein zbulojnë akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias në prokurimin dhe eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia për eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa shkenca botërore po turret drejt miratimit të ketaminës si “ilaçi mrekullibërës” që po zgjidh krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, një e vërtetë rrëqethëse fshihet në frigoriferët e laboratorëve të Universitetit Columbia: trurët e pajetë që po shpëtojnë jetë matanë oqeanit vijnë nga Ballkani përmes një kanali të dyshimtë që lidhet me rrjetin e Jeffrey Epstein. Sipas raportit bombastik, rreth 1,000 trurë njerëzorë janë eksportuar nga Maqedonia drejt “Bankës së Trurit” në Manhattan, të orkestruar nga një profesor maqedonas në Universitetin e Kolumbias, i cili tashmë gjendet nën thjerrëzën e hetimeve federale.

Operacioni ishte i llogaritur deri në sekonda: trurët e të vdekurve, shumë prej të cilëve viktima të vetëvrasjeve, ngrisheshin menjëherë në —112°F dhe fluturonin për 4,700 milje nën shoqërim të rreptë, të paketuara në kuti të zeza me kode sekrete QR. Megjithatë, dokumentet e DOJ-së si pjesë e hetimit “Epstein” ngrenë akuza alarmante: nuk ekziston asnjë dëshmi se familjet e të ndjerëve në Maqedoni kanë dhënë pëlqimin e tyre për këtë përdorim të organeve, e as që institucionet e shtetit maqedonas kanë dhënë leje për këtë eksport masiv biologjik. Ndërsa shkencëtarët John Mann dhe Victoria Arango përdornin këto mostra për të dëshmuar defektet fizike në sistemin e frenimit të trurit, përfshirja e mundshme e financimeve të Epstein ngre hije të rënda mbi etikën dhe qëllimet e vërteta të këtij kërkimi. Ky bashkëpunim i heshtur, që po ndryshon historinë e mjekësisë moderne, po e pozicionon Maqedoninë si një “minierë” të pambrojtur organesh, ku kodi i mbijetesës njerëzore po deshifrohet mbi indet e njerëzve që u larguan nga kjo botë pa e ditur se pjesë të tyre do të përfundonin si objekte eksperimentale në duart e elitës amerikane.

Këto pretendime tërheqin edhe një herë vëmendjen ndaj rrjetit të kontakteve dhe aktiviteteve të lidhura me Jeffrey Epstein, i cili u dënua në Florida në vitin 2008 për nxitjen e të miturve në prostitucion dhe në vitin 2019 u akuzua nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së për trafikim qeniesh njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual.

Burimi

https://www.justice.gov/epstein/files/DataSet%209/EFTA00490547.pdf