18 Janar 2026 01:26

Ish-Prokurori i Shtetit Fehmi Stafa është arrestuar – dyshohet se ka marrë ryshfet prej dhjetëra mijëra eurosh

Fehmi Stafa ka qenë i përfshirë në disa raste të ndjeshme, veçanërisht në çështjen “Transmet” dhe në procedurat për konfiskimin e pasurisë së biznesmenit Sead Koçan.

Këto raste sollën përplasjen e tij me ish-prokurorët e Prokurorisë Speciale. Më vonë, ai u angazhua si avokat i të arratisurit kontrovers Ljupço Pecov – Djalli, i cili dyshohet për krime financiare.

Ish-prokurori i shtetit, Fehmi Stafa, u arrestua mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve jozyrtare, arrestimi lidhet me dyshimet për pranimin e një ryshfeti në vlerë prej disa dhjetëra mijëra eurosh. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme