18 Janar 2026 00:56

Ish-kryeministri suedez skeptik për dialogun Kosovë–Serbi pas fitores së VV-së

Bashkëkryetari i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt, ka vlerësuar se pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Kosovë, gjasat për përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbeten të ulëta.

Në një reagim në rrjetin social X, Bildt theksoi se, ndonëse Albin Kurti ka siguruar rreth 49 për qind të votave dhe pritet të jetë në gjendje të formojë një qeveri stabile, perspektiva për normalizim mbetet e zymtë. Sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me atë që ai e cilëson si bllokim të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit nga ana e Kurtit.

“Me 49 për qind të votave në zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Kurti duhet të jetë në gjendje të formojë një qeveri funksionale. Megjithatë, perspektivat për normalizimin e marrëdhënieve janë të zymta, duke pasur parasysh se Kurti po bllokon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Bildt.