18 Janar 2026 01:24

Doganat me rezultate rekord: mbi 100 milionë euro të hyra në buxhet dhe goditje e fortë ndaj kontrabandës

Kur institucionet shtetërore udhëhiqen me përgjegjësi dhe profesionalizëm, rezultatet janë të prekshme.

“Doganat e Republikës së Maqedonisë së Veriut po shndërrohen në një shembull suksesi institucional, me mbi 100 milionë euro të hyra shtesë në buxhet, intensifikim të luftës kundër kontrabandës dhe hapa konkretë drejt harmonizimit me standardet evropiane.” shkruan zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti

Gjatë vitit që po përmbyllet, Doganat kanë nënshkruar memorandume të rëndësishme bashkëpunimi me institucione homologe nga Bullgaria, Turqia, Kosova dhe Serbia, duke forcuar koordinimin rajonal në luftën kundër krimit dhe kontrabandës.

Po ashtu, është zbatuar koncepti “One Stop Shop” në disa pika kufitare kyçe, çka ka lehtësuar qarkullimin e qytetarëve dhe ka përmirësuar ndjeshëm kushtet për tregtinë legale. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është realizimi i 21 punësimeve të reja për shqiptarët, i cilësuar si hap domethënës drejt përfaqësimit të drejtë dhe barazisë reale në institucion.

Postmi i plotë zëvendësdrejtorit të Doganave, Mustafa Dauti