Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po e shënon Ditën e Flamurit në Shqipëri, duke theksuar se flamuri i ngritur 113 vjet më parë në Vlorë përfaqëson historinë dhe unitetin e gjithë shqiptarëve.
Shkrimi i plotë i të parës së shtetit të Kosovës:
Para 113 vitesh, në Vlorë u valëvit për herë të parë flamuri që bashkon shqiptarët kudo që jetojnë. Edhe sot, teksa ai ngrihet sërish, kujtojmë jo vetëm Pavarësinë e Shqipërisë, por edhe përkushtimin dhe sakrificën e mbarë kombit – nga Vlora e deri në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, në Mitrovicë, Preshevë, Ulqin, si edhe në diasporë.
Ky flamur mbart historinë dhe identitetin tonë të përbashkët, një simbol që na ka bashkuar në kohët më të vështira dhe që na udhëheq drejt të ardhmes evropiane.Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë!
Rroftë flamuri kuqezi!
Rroftë kombi shqiptar!

