18 Janar 2026 00:32

VLEN gati me ofertën për plotësimin e vendeve në Qeveri

Burime të nivelit të lartë brenda koalicionit VLEN kanë konfirmuar paketën e re të propozimeve që do t’i dorëzohen Kryeministrit Hristijan Mickoski për riorganizimin e posteve ministrore, pas largimit të Izet Mexhitit, i cili mori drejtimin e Komunës së Çairit.

Mickoski deklaroi se koalicioni nuk do të zgjerojë numrin e resorëve dhe se një funksionar i vetëm do të mbajë njëkohësisht pozitën e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit përkatës. Ai theksoi se gjatë kësaj jave pritet publikimi i emrave, të cilët, sipas tij, tashmë qarkullojnë gjerësisht në opinion.

Sipas informacioneve të siguruara nga Identiteti, VLEN pritet t’i dorëzojë Kryeministrit ketë ofertë

  • Bekim Sali – zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Integrimit Evropian
  • Muhamed Hoxha ose Nedim Rama – ministër i Mjedisit Jetësor
  • Orhan Murtezani – ambasador në Bruksel
  • Bashkim Bakiu – ministër i Shëndetësisë
  • Azir Aliu – drejtues i ardhshëm i Agjencisë për Komunikime Elektronike

Ky konfigurim është rezultat i javëve të negociatave intensive, gjatë të cilave u shqyrtuan disa skenarë rotacioni brenda qeverisë të cilet janë të mundshem gjate këtyre diteve, Vendimet e reja pritet të hyjnë në procedurë parlamentare deri në fund të javës, nëse marrin miratimin përfundimtar të Mickoskit dhe Vlenit

Pritet që kjo lëvizje të stabilizojë përkohësisht balancat brenda koalicionit dhe të mbyllë boshllëqet e krijuara pas zgjedhjeve lokale. Por tashme kualicioni VLEN ndodhet ne nje fazë të veshtirë kur duhet të definojne strukturen organizative si dhe kryetarin e Vlenit. /Identiteti