Avioni i Wizz Air që u nis mëngjesin e sotëm nga Shkupi drejt Parisit ka shpallur gjendje emergjente rreth dy orë pas nisjes.
Konkretisht, siç raportuan disa media vendase, ndërsa avioni ndodhej në hapësirën ajrore mbi Luksemburg, pilotët kërkuan një ulje emergjente në Aeroportin Bruksel-Charles de Gaulle, i cili ishte më afër, me qëllim që t’i ofronin ndihmë mjekësore pasagjerit.
Sipas të dhënave nga Flight RouteXplorer, emergjenca u shpall rreth dy orë pas ngritjes. Fluturimi në fjalë ishte W64719, i operuar nga një avion Airbus A321neo. Për më tepër, platforma Flightradar 24 konfirmoi gjithashtu se avioni përfundoi në kryeqytetin belg në vend të Parisit.

