21 Janar 2026 13:14

Afrim Gashi: 22 Nëntori, një nga momentet kyçe të historisë sonë kombëtare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Alfabetit, duke e cilësuar 22 Nëntorin si një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare, kur u vendosën themelet e alfabetit të unifikuar të gjuhës shqipe.

Gashi theksoi se vendimi i Kongresit të Manastirit shënoi forcimin e gjuhës shqipe si simbol të bashkimit dhe identitetit kombëtar. Ai nënvizoi se, në cilësinë e kreut të Kuvendit, e ku shqiptarët janë popull shtetformues, gjuha shqipe gëzon status të garantuar kushtetues dhe përbën një element thelbësor të kohezionit shoqëror.

“Gjuha shqipe duhet të trajtohet me dinjitet, barazi dhe respekt në çdo nivel institucional,” u shpreh Gashi, duke shtuar se kjo ditë mbart për të krenari të veçantë, ndërsa alfabeti përfaqëson një trashëgimi që mishëron rrënjët dhe aspiratat kombëtare”

Në përfundim, ai uroi shqiptarët kudo që jetojnë për Ditën e Alfabetit.