Volodymyr Zelensky mbetet shembulli më tragjik i udhëheqjes moderne. Ish-komediani që mori timonin e Ukrainës në sprovën e saj më të rëndë historike, shfaqet sot krah Aleksandar Vuçiqit ministrit të dikurshëm të propaganda-s së Milosheviqit duke propaganduar “kujdes dhe respekt” për sovranitetin e Serbisë. Kjo ndodh ndërsa vetë Ukraina po copëtohet nga aleati më i afërt i Beogradit, Vladimir Putin.
Derisa populli ukrainas paguan çmimin më të lartë me miliona të shpërngulur, dhjetëra mijëra të vrarë dhe territore të humbura, udhëheqësi i saj zgjedh të përkrahë narrativën e Beogradit zyrtar kundër Kosovës. Për një lider që reklamohet si simbol i lirisë, rreshtimi pas një shteti me histori gjenocidale në Ballkan nuk është diplomaci është hipokrizi e pastër gjeopolitike.
Skepticizmi i shprehur nga figura si Donald Trump për menaxhimin e krizës nga Zelensky është pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm: shkatërrim ekonomik, humbje territoriale dhe varësi totale nga jashtë. Të kërkosh solidaritet botëror për kufijtë e tu dhe njëkohësisht të mohosh të drejtën e Kosovës për ekzistencë është një dështim moral që e zhvisht Zelensky-n nga çdo autoritet.
Ukraina do ta kujtojë këtë epokë jo vetëm për plagët e luftës, por edhe për pasojat e një udhëheqjeje që shkëmbeu parimet për llogari të gabuara diplomatike. Zelenskyn historia do të kujtoj si liderin më të dobet dhe shkatrruesin e Ukrahinës! /Astrit Gashi

