Kryetari i LV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen kryetar i PDK-së.
Kurti ka theksuar se proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjellët i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.
“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjellët i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

