7 Mars 2026 21:26

Epopeja e Lirisë kujtohet si moment i Rilindjes Kombëtare nga ministri Fatmir Limani

Në përkujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Beqir Limani, ministër i Politikës Sociale, Rinisë dhe Demografisë dhe pjesëtar i familjes së njohur patriotike të Beqir Limnait nga Uskana legjendare, ka publikuar një mesazh përkujtimor duke nderuar sakrificën e dëshmorëve të lirisë.

Në mesazhin e tij, Limani thekson se muaji mars përfaqëson një nga momentet më të rëndësishme në historinë kombëtare shqiptare, kur ndërgjegjja për liri dhe sakrificë u shndërrua në simbol të qëndresës dhe bashkimit kombëtar.

Sipas tij, Epopeja e UÇK-së, e vulosur me sakrificën e familjes Jashari dhe mijëra luftëtarëve të lirisë më 5, 6 dhe 7 mars 1998, mbetet një nga aktet më të larta të rezistencës dhe heroizmit në historinë moderne shqiptare.

“Vetëflijimi i tyre u kthye në një moment historik që shumëkush e përjeton si një Rilindje të Re Kombëtare. Kullat e heronjve të rënë dhe të gjallë u shndërruan në simbol të sakrificës dhe qëndresës, nga ku u ndriçua rruga e lirisë për popullin shqiptar”, thekson Limani.

Ai shton se trashëgimia e kësaj epopeje mbetet një përgjegjësi e madhe morale dhe kombëtare për brezat e rinj, të cilët duhet të ruajnë dhe të çojnë përpara idealin e lirisë dhe unitetit kombëtar.

Në mesazhin e tij përkujtimor, Limani nënvizon se liria që nisi në Llaushë, Prekaz, Dukagjin dhe Uskanë u përhap më pas në zemrën e çdo luftëtari që iu përgjigj thirrjes së brigadave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë Brigadën 111 “Drenica” dhe atë të Uskanës.

Postimi i plotë!