Maqedonia së Veriut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) kanë harmonizuar një Deklaratë të Përbashkët dhe Kornizë për Marrëveshje për tregti reciproke, të drejtë dhe të balancuar, duke shënuar një hap të ri në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, transmeton Aandolu.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Timço Mucunksi ka theksuar se marrëveshja përfaqëson një avancim të rëndësishëm me partnerin strategjik, SHBA-në, duke hapur mundësi më të mëdha për kompanitë e Maqedonisë së Veriut në tregun amerikan.
Sipas tij, SHBA-ja do të mbajë tarifën reciproke prej 15 për qind për produktet me origjinë nga vendi, por paralelisht do të identifikohen produkte për të cilat tarifa do të ulet deri në 0 për qind.
“Për industri dhe produkte të caktuara kyç, tarifat do të reduktohen në zero”, ka theksuar ministri Mucunksi.
Deklarata e përbashkët shërben si bazë për negociata të mëtejshme për një marrëveshje përfundimtare, e cila synon zgjerimin e qasjes në tregjet respektive dhe forcimin e marrëdhënieve tregtare, thuhet në deklaratë.
Dokumenti përfshin fusha si tarifat doganore, bashkëpunimin ekonomik dhe të sigurisë kombëtare, tregtinë digjitale, energjinë, mbrojtjen e mjedisit, barrierat jotarifore dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.
Mucunski ka theksuar se kjo përfaqëson një sukses të matshëm për ekonominë vendase, duke u ofruar kompanive kornizë të qartë rregullatore, parashikueshmëri më të madhe dhe pozicion më të fortë në një nga tregjet më të mëdha globale.
Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Zyrës së Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR) thuhet se kjo nismë vendos themelet për një marrëveshje të re reciproke tregtare dhe për thellimin e partneritetit ekonomi./AA
