4 Shkurt 2026 20:24

Klinika Universitare për Pulmologji shpall më të mirët e vitit 2025: Vlerësohet profesionalizmi dhe përkushtimi human

SHKUP – Në një atmosferë festive dhe me frymë të lartë kolegjialiteti, Klinika Universitare për Pulmologji ka shpallur punonjësit më të dalluar për vitin 2025. Përzgjedhja, e cila tashmë është kthyer në një traditë gjashtëvjeçare, u realizua përmes votimit të drejtpërdrejtë të vetë stafit mjekësor dhe administrativ.

Kjo nismë synon të vlerësojë jo vetëm përgatitjen profesionale, por edhe dimensionin njerëzor dhe etikën në punë, elemente kyçe këto në sistemin shëndetësor.

Procesi i votimit u mbajt më 2 shkurt 2026 dhe u zhvillua në mënyrë anonime, me pjesëmarrje të stafit nga të gjitha ndërrimet e punës. Votimi u organizua në mënyrë të rregullt dhe transparente, përmes fletëvotimeve zyrtare të shpërndara sipas njësive organizative.

Fituesit në gjashtë kategoritë individuale do të marrin mirënjohje institucionale, dhurata simbolike dhe shpërblim financiar në vlerë prej 200 euro për secilën kategori

Përmes kësaj nisme synohet forcimi i motivimit, nxitja e bashkëpunimit brenda ekipit dhe vlerësimi i përkushtimit dhe profesionalizmit të të punësuarve në sektorin e shëndetësisë.

Përmes një procesi transparent votimi, kolegët përzgjodhën më të mirët në kategoritë përkatëse:

  • Doktorja më e mirë: As. dr. Angjela Debreshlioska
  • Tekniku mjekësor më i mirë: Bojan Miov
  • Infermieri më i mirë: Elham Bajrami
  • Higjienistja më e mirë: Daniela Velkovska
  • Punonjësi administrativ më i mirë: Rilind Sadiku
  • Teknologu radiologjik më i mirë: Dip. tek. rad. Igor Risteski
  • Njësia më e mirë: Departamenti për veprimtari specialistiko-konsultative / Ambulanca
  • Kontribut i veçantë për klinikën: Elizabeta Sajkova Angelovska

“Jam krenar për ekipin tonë që po arrin ta ruajë dhe ta avancojë këtë nismë për të gjashtin vit radhazi. Ky vlerësim nxit motivimin dhe mbi të gjitha shpirtin ekipor, i cili është i domosdoshëm për ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj pacientëve,” u shprehën nga udhëheqësia e Klinikës u shpreh Sabri Aziri udheheqes i ketij eventi

Ky organizim u realizua me mbështetjen e sponsorit të përgjithshëm, kompanisë Ari Med, si dhe kompanisë Premium Safety Solution (pjesë e KS Grupacionit), të cilat ndër vite kanë qenë partnerë të rëndësishëm në promovimin e vlerave të punonjësve shëndetësorë.

Ky eveniment rikonfirmon përkushtimin e Klinikës Universitare për Pulmologji për të ndërtuar një mjedis pune ku vlerësohet meritokracia dhe përkushtimi ndaj jetës së njeriut.