18 Janar 2026 00:16

Jovica kryetar i Komunës, Milloshevski i Këshillit!

VMRO-LSDM mbivotojnë VLEN-in dhe AKI-në në Bërvenicë

Në Komunën e Bërvenicës u kompletua pushteti lokal me zgjedhjen e Robert Milloshevskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit të Komunës, në seancën e dytë të përbërjes së re. Ai mori tetë vota “pro” gjashtë nga partia e tij dhe dy nga këshilltarët e LSDM-së duke anashkaluar plotësisht shtatë votat e këshilltarëve shqiptarë, të cilët abstenuan. Kujtojme që Haqim Ramadani kandidati shqiptar e ka kontestuar procesin. VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim, të cilët numërojnë gjithsej shtatë këshilltarë në Këshillin me 15 anëtarë.

Me zgjedhjen e Milloshevskit si kryetar i Këshillit dhe me ndarjen e vërtetimit për kryetar komune, u kompletua formimi i vetëqeverisjes lokale në Komunën e Bërvenicës.
Pas dy raundeve zgjedhore dhe skadimit të afateve për paraqitje të ankesave dhe kundërshtimeve, Komisioni Komunal Zgjedhor i Bërvenicës i dorëzoi Jovica Ilievskit vërtetimin për kryetar të zgjedhur të komunës. Me këtë, Ilievski vazhdon mandatin e dytë si kryetar komune.