18 Janar 2026 02:49

Haradinaj: Arrestimi i Maduros, mesazh i qartë, askush nuk shpëton nga drejtësia!

Ramush Haradinaj, udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar mbi arrestimin e Nicolas Maduros, duke e vlerësuar këtë ngjarje si një dëshmi të rëndësishme të lidershipit botëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një provë të padiskutueshme se askush nuk mund të jetë mbi parimet themelore të shtetit ligjor.

Në një postim publik, Haradinaj theksoi se SHBA-të, nën udhëheqjen e presidentit Donald J. Trump, kanë rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për të mos toleruar regjime që mbijetojnë përmes mbështetjes, bashkëpunimit apo partneritetit me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Sipas tij, ky veprim përcjell një mesazh të fortë për përgjegjshmërinë globale dhe për respektimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në të drejtën.Haradinaj shtoi gjithashtu se Kosova ka qëndruar dhe duhet të vazhdojë të jetë e rreshtuar me vlerat dhe parimet demokratike, si dhe pranë aleatëve të saj strategjikë, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Përfundimisht, Haradinaj theksoi se SHBA-të mbeten garantuesi i lirisë, paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.