18 Janar 2026 01:20

Belgjika i bashkohet rastit të Afrikës së Jugut në GjND ku Izraeli akuzohet për gjenocid

Belgjika i është bashkuar iniciativës ligjore të nisur nga Afrika e Jugut në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

Ky veprim vjen në kuadër të një çështjeje ku shteti i Izraelit akuzohet për kryerjen e akteve gjenocidale në Rripin e Gazës.

Deklarata e ndërhyrjes nga qeveria e Brukselit është dorëzuar pranë Gjykatës Supreme të Kombeve të Bashkuara, me seli në Hagë. Ky institucion ka konfirmuar zyrtarisht pranimin e këtij dokumenti, duke e bërë Belgjikën palë në procesin gjyqësor

Përveç Belgjikës, edhe një numër i konsiderueshëm vendesh të tjera kanë shprehur mbështetjen e tyre për këtë rast ligjor. Mes tyre janë Turqia, Spanja, Irlanda, Brazili, Meksika dhe Kolumbia, të cilat gjithashtu janë rreshtuar në anën e Afrikës së Jugut në këtë padi historike.

Afrika e Jugut e kishte ngritur këtë çështje në GJND gjatë dhjetorit të vitit 2023, duke pretenduar se operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza përbëjnë një shkelje të Konventës së OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, një dokument ky i miratuar në vitin 1948. Nga ana tjetër, Izraeli kategorikisht i hedh poshtë këto akuza, duke theksuar se fushata e tij ushtarake ka për qëllim shkatërrimin e organizatës Hamas.