21 Janar 2026 13:03

Vetëm edhe sot afat për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për deputetë

Sonte në orën 23:59 mbyllet zyrtarisht afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë.

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen pas tri javësh, të dielën e fundit të këtij viti.

Afatet kryesore dorëzimi i kërkesave për certifikimin e subjekteve politike që synojnë të marrin pjesë në zgjedhje, formimi i koalicioneve, si dhe njoftimi për mospjesëmarrje kanë përfunduar më 30 nëntor, në orën 23:59.

Ndërkohë, fushata zgjedhore, e cila do të ndikojë në përcaktimin e drejtimit politik të vendit për katër vitet e ardhshme, pritet të nisë zyrtarisht më 17 dhjetor.