Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se diplomacia aktive po jep rezultate dhe se së shpejti mund të finalizohen hapat e nevojshëm për të përcaktuar mënyrën e përfundimit të luftës me dinjitet.
Ai e bëri këtë deklaratë në adresimin e tij të mbrëmjes, duke theksuar se dialogu ndërkombëtar po ecën me ritëm konstruktiv.
Sipas Zelensky-t, delegacioni ukrainas pritet të mbërrijë në Shtetet e Bashkuara deri në mbrëmjen e sotme, sipas orës amerikane, ku bisedimet do të vazhdojnë mbi bazën e pikave të diskutuara më herët në Gjenevë.
“Diplomacia mbetet aktive. Pala amerikane po demonstron një qasje konstruktive dhe në ditët e ardhshme është e mundur të përcaktohen hapat për të çuar luftën drejt një fundi dinjitoz”, u shpreh presidenti ukrainas.
Ai shtoi se delegacioni disponon direktivat e nevojshme dhe pritet të punojë në përputhje me prioritetet e qarta kombëtare.
Më herët, Zelensky ndryshoi përbërjen e delegacionit që negocion me SHBA-në, partnerët ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse për çështjet e paqes. Tani delegacioni drejtohet nga Sekretari i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, Rustem Umerov, i cili është pajisur me direktiva të reja për të avancuar drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
Umerov dhe ekipi i tij janë nisur tashmë drejt SHBA-së ku do të zhvillojnë raundin e radhës të bisedimeve të paqes shkrian Ukrifrom, transmenton Identiteti

