Mbrëmë, nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u organizua Ceremonia e Pritjes Shtetërore me rastin e Ditës së Flamurit një nga eventet më të rëndësishme tradicionalë që përçon vlerat e identitetit, kulturës dhe unitetit kombëtar.
Në një atmosferë solemne dhe festive, morën pjesë figura të shquara nga fusha e politikës, artit, diplomacisë dhe shoqërisë civile. Ndër të ftuarit e veçantë ishin: Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi si dhe liderët e koalicionit VLEN, z. Bilall Kasami dhe z. Fatmir Limani.
Pjesëmarrja e tyre dha një mesazh të qartë: dita e sotme transmeton rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, dialogut dhe solidaritetit mes komuniteteve shqiptare në rajon.

„Ishte nder dhe kënaqësi të jem pjesë e kësaj mbrëmjeje tradicionale, që ruan dhe përcjell vlerat më të mira të identitetit dhe kulturës sonë kombëtare. Mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve, unitetit dhe vlerave që na bashkojnë sot e gjithmonë,” u shpreh Ministëri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani
Ceremonia u mbyll me mesazhe të fuqishme për unitet, respekt të ndërsjellë dhe përkushtim ndaj traditës duke simbolizuar krenarinë, sakrificën dhe bashkëjetesën shqiptare, kudo ku ndodhen.

