18 Janar 2026 01:00

Miskoski:Arratisja e Grubit hedh dyshime mbi pretendimet e tij për pafajësi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u shpreh se nuk dëshiron të japë hamendësime mbi vendndodhjen e ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, ndaj të cilit është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar.

I pyetur lidhur me deklaratat e zëvendëskryeministrit Mexhiti i cili për mediat në Shqipëri tha se Grubi ndodhet atje Mickoski theksoi se posedon informacione të ndryshme, por se nuk dëshiron të përfshihet në spekulime.

Ai shtoi se arratisja e Grubit hedh dyshime mbi pretendimet e tij për pafajësi.

arratisja e Grubit hedh dyshime mbi pretendimet e tij për pafajësi.

“Qarkullojnë shumë informacione. Nuk dua të them nëse është

“Qarkullojnë shumë informacione. Nuk dua të them nëse është në Shqipëri apo Kosovë. Por është e qartë se, po të ishte i pastër siç thotë, nuk do të fshihej nga drejtësia; do të paraqitej dhe do të provonte pafajësinë e vet”, deklaroi Mickoski.