18 Janar 2026 00:37

Kryeparlamentari Afrim Gashi nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Parlamentin Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe (IPTP).

Marrëveshja u firmos në prani të kryetarit të Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, Ahmed Bin Mohamed Aljarwan.
Përmes këtij memorandumi, dy institucionet zotohen të thellojnë bashkëpunimin në fushat e promovimit të tolerancës, dialogut ndërkulturor dhe iniciativave për paqe. Nënshkrimi i këtij dokumenti konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të rolit të Kuvendit në platforma ndërkombëtare që promovojnë vlerat demokratike dhe paqësore.
Gjatë ceremonisë, u theksua se ky partneritet do të shërbejë për të avancuar projekte të përbashkëta dhe për të forcuar lidhjet institucionale mes Kuvendit dhe strukturave globale që punojnë në fushën e paqes dhe tolerancës.