Eksperti i energjetikës dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Arben Etemi, publikon shifrat dhe konkluzionet zyrtare të Qeverisë nga maji i vitit 2021.
Përmes një postimi të drejtpërdrejtë në rrjetin e tij social Facebook, ish-kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës dhe eksperti i njohur i energjetikës, Arben Etemi, ka goditur ashpër deklaratat e eksponentëve të ish-pushtetit, duke nxjerrë në pah atë që ai e cilëson si hipokrizi politike dhe përpjekje për të krijuar mjegull në opinionin publik.
Në reagimin e tij publik, Etemi u kthen përgjigje akuzave pa bazë duke publikuar të dhënat zyrtare nga vendimmarrja e kaluar qeveritare:
Vendimi i Seancës së 72-të të Qeverisë
- Seanca: E 72-të e Qeverisë
- Data: 25.05.2021
- Konkluzioni: Nr. 40-5794/1
- Kartela: 200.000 M-Smart
- Kredi për kartelë: 760 denarë
- Fondet e parashikuara: 122.000.000 denarë
- Rruga: Korridori 10 (Tabanoc – Bogorodicë)
- Periudha: 15.06.2021 – 15.08.2021
- Kriteri: Shtetas të Serbisë
A ka më keq se kjo? Etemi i drejtohet ish-udhëheqësve shqiptarë
Ish-kandidati për të parin e Kumanovës, Arben Etemi, ka nëvizuar se vendimi u miratua nën drejtimin e funksionarëve më të lartë shtetërorë të asaj periudhe:
“Në një seancë të Qeverisë të udhëhequr nga një shqiptar, me zëvendëskryeministër shqiptar, me ministër shqiptar të Financave dhe me ministër shqiptar të Punëve të Jashtme, u lejua të miratohej një masë me vlerë 122 milionë denarë, ku përfitues ishin shtetas të Serbisë. Dhe sot, pikërisht ata që ishin pjesë e këtij pushteti, dalin dhe flasin për përgjegjësi, transparencë e patriotizëm?! A nuk është kjo hipokrizi politike?”
Sipas tij, kjo nuk është çështje emocionesh apo propagandë politike, por çështje dokumentesh, vendimesh zyrtare dhe përgjegjësie institucionale.
A ka më keq se kjo? Etemi i drejtohet ish-udhëheqësve shqiptarë
Në përmbyllje të reagimit të tij, Etemi i ka ftuar ata që sot bëjnë moral politik t’u përgjigjen me përgjegjësi këtyre pyetjeve:
- Kush e propozoi?
- Kush e miratoi?
- Kush i siguroi 122.000.000 denarët?
- Pse u ndanë 200.000 kartela?
- Pse secila kartelë kishte 760 denarë?
- Pse kjo lehtësi iu dha shtetasve të Serbisë për udhëtimin nëpër Korridorin 10, nga Tabanoci deri në kufirin me Greqinë?
“Prandaj, mos u përpiqni t’i fshini gjurmët e vendimeve tuaja duke akuzuar të tjerët. Dokumentet nuk akuzojnë. Dokumentet dëshmojnë,” e përmbyll Etemi postimin e tij në Facebook.

