5 Gusht 2026 10:32

Skandali me Aeroportin e Vlorës: Si po e çon Belinda Balluku Shqipërinë drejt një grope financiare në arbitrazh

Iniciativa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për prishjen e kontratës me kompaninë MABCO Constructions për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës përbën një precedence të rrezikshme institucional-juridike e cila është një shkelje flagrante e parimit të shtetit të së drejtës, ku institucionet shtetërore krijojnë vetë pengesën dhe më pas e përdorin atë si shkak për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Nga Astrit Gashi

Iniciative e Ministrisë së Infrastukturësi dikasterit të drejtuar nga ish minstrja nene hetime Belinda Balluku e ekspozon Shqipërinë drejt një humbjeje pothuajse të sigurt në Gjykatën e Arbitrazhit me pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar!.

Sfidimi i pushtetit gjyqësor dhe arbitrariteti në kantier kur MABCO Constructions SA ka marrë konfirmim të së drejtës së saj ligjore deri në Gjykatën e Lartë. Pavarësisht kësaj, organet ekzekutive dhe Policia e Shtetit lejuan bllokimin e kantierit, duke i pamundësuar investitorit hyrjen në pronë në fazën më kritike atë të certifikimit përfundimtar.

Një shtet që vetë zbaton ose toleron bllokimin e punimeve dhe pastaj akuzon sipërmarrësin për mospërfundim projekti, dëmton rëndë çdo parim të sigurisë juridike.

Prishja e njëanshme e një kontrate për një investim strategjik ku kompania deklaron një ekspozim financiar prej mbi 320 milionë eurosh bie ndesh me Marrëveshjen dypalëshe për mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. Mënyra se si u veprua, ku investitori njihet me vendimin përmes titujve të mediave dhe jo me njoftim zyrtar, dëshmon mungesë totale të institucionalizmit dhe i dërgon një sinjal shkurajues çdo investitori tjetër serioz.

Pretendimi në arbitrazh nuk kufizohet vetëm te 320 milionë eurot e ekspozuara, por përfshin edhe fitimin e munguar, dëmet nga shkatërrimi e vjedhja e pajisjeve gjatë periudhës së bllokimit, si dhe kostot ligjore marramendëse. Kjo faturë nuk do të paguhet nga zyrtarët që firmosin shkeljet, por do të rëndojë drejtpërdrejt mbi buxhetin e shtetit dhe xhepat e qytetarëve.

Çuarja e këtij projekti drejt përplasjes gjyqësore ndërkombëtare tregon se si kapriçiot administrative dhe menaxhimi i papërgjegjshëm i institucioneve mund ta shndërrojnë një vepër me rëndësi kombëtare në një gropë të re financiare për vendin