27 Korrik 2026 17:50

Etemi reagon ashpër ndaj Snopçes: Buxheti dhe financat kërkojnë ekspertizë, jo arrogancë e populizëm

KUMANOVËArben Etemi, një nga aktivistët më të dalluar të koalicionit VLEN dhe njehritë ish kandidatë për kryetar komune në Kumanovë, i cili gëzoi një mbështetje të konsiderueshme elektorale , ka reaguar publikisht ndaj qasjes së opozitës, duke drejtuar kritika të hapura ndaj deputetit Halil Snopçe.

Përmes një reagimi, Etemi ka vënë në dukje atë që e cilëson si “vetëbesim të pabazuar” dhe “qasje arrogante” nga ana e Snopçes, veçanërisht sa i përket debateve për çështjet ekonomike dhe financiare.

Sipas Etemit, debati mbi rebalancin e buxhetit dhe politikat fiskale kërkon njohuri të thella profesionale, fusha këto që nuk lidhen me përgatitjen akademike të Snopçes, i cili ligjëron në fushën e shkencave kompjuterike.

“Është shqetësuese kur një profesor universitar, i caktuar në fushën e shkencave kompjuterike, flet me vetësiguri për rebalancin e buxhetit, politikat fiskale dhe financat publike, pa ofruar argumente të mbështetura në ekspertizë ekonomike,” ka deklaruar Etemi.

Më tej, aktivisti i VLEN-it nga Kumanova ka nëvizuar se debati publik mbi financat e shtetit ka nevojë për përgjegjësi, kompetencë dhe fakte, e jo për deklarata populiste apo përpjekje për të krijuar autoritet artificial në fusha ku mungon ekspertiza profesionale.

Reagimi i Etemit reflekton pakënaqësinë e konsiderueshme brenda radhëve të opinionit publik lidhur me mënyrën se si po zhvillohet debati ekonomik nga ana e opozitës.