Fatmir LIMANI Ministeri i Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë nënshkruan marrëveshje historike pagat në administratë rriten deri në 21% në tri faza duke e berë ministerin me të sukseshem ne qeverine aktuale.
Fatmir Limani ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Rinisë dhe Demografisë e para e këtij lloji që nga themelimi i institucionit pas pavarësimit të shtetit në vitin 1991.
Sipas ministrit, kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të të punësuarve në sektorin publik, duke ofruar kushte më të favorshme se ato të parashikuara me zgjidhjet ekzistuese ligjore.
Një nga elementet kryesore të marrëveshjes është rritja graduale e pagave për nëpunësit administrativë, e cila do të realizohet në tre faza:
- 7% rritje nga 1 mars 2026
- 7% shtesë nga 1 mars 2027
- 7% shtesë nga 1 mars 2028
Në total, kjo do të sjellë një rritje prej 21% brenda tre viteve.
Marrëveshja gjithashtu parashikon përfitime shtesë për punonjësit, përfshirë kompensimin për punën gjatë natës dhe jashtë orarit, si dhe mekanizma më të qartë për mbrojtje nga ngacmimi dhe përmirësim të sigurisë në vendin e punës.
Limani theksoi se kjo është pjesë e angazhimit të qeverisë për politika konkrete që synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe punës për qytetarët, duke rritur sigurinë dhe dinjitetin e punonjësve në administratë.

