Sot, Muamet Hoxha mori detyrën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me ç’rast i mori kompetencat dhe përgjegjësitë për drejtimin e resorit përgjegjës për mbrojtjen e mjedisit jetësor, zhvillimin e qëndrueshëm dhe planifikimin hapësinor.
Hoxha paralajmëroi përfshirje aktive të gjithë aktorëve të tjerë relevantë, me qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira për sfidat ekologjike të vendit.
”Sot pranova zyrtarisht detyrën e Ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Me këtë akt filloj ushtrimin e plotë të funksioneve dhe përgjegjësive që burojnë nga kjo detyrë. Angazhimi im institucional do të zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore, parimet e qeverisjes së mirë dhe objektivat e politikave publike në fushën e ambientit jetësor. Do ta ushtroj këtë detyrë me profesionalizëm, përkushtim të plotë dhe respekt ndaj interesit publik.” theksoi Muhamet Hoxha

