Kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti mori pjesë sot në festimin e Ditës së Flamurit në shkollën “Ismail Qemali”, institucion që mban emrin e figurës historike që ngriti flamurin shqiptar në Vlorë më 1912.
Gjatë aktivitetit u theksua se 28 Nëntori është dita që ndryshoi rrjedhën e historisë sonë kombëtare – dita e guximit, e vendimit për liri dhe e shpalljes së pavarësisë. Atmosfera festive në shkollë u shoqërua me program kulturor dhe emocione të forta te nxënësit e mësuesit, por kryetari nënvizoi se rëndësia e kësaj date shkon shumë përtej çdo aktiviteti të vetëm.
Kjo ditë rikthen kujtimet për sakrificat e brezave dhe për idealet e atyre që u përpoqën që shqiptarët të jetonin të lirë dhe me dinjitet.
Ish zevendëskryeminstri i parë Izet Mexhiti tashme kryetar i komunës së Çairit shkruan:
28 Nëntori mbetet dita që ndryshoi historinë e shqiptarëve, dita e ngritjes së flamurit, e kurajës dhe e vendimit për liri. Sot, në shkollën ‘Ismail Qemali’, ku u ndje fuqishëm emocioni i kësaj feste, u rikujtuam se madhështia e kësaj date shtrihet shumë më larg një aktiviteti shkollor.
Kjo ditë na sjell para syve rrugëtimin e vështirë të kombit tonë drejt pavarësisë, sakrificat e brezave dhe idealet e atyre që luftuan që ne sot të jetojmë të lirë.
Urime Ditën e Flamurit! Nderim për të gjithë ata që e bënë të mundur këtë ditë të madhe.” – Izet Mexhit

