11 Shkurt 2026 21:49

LAJMI I FUNDIT: Presidentja Osmani dekreton Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar zyrtarisht se ka caktuar sot Albin Kurtin si mandatar për formimin e kabinetit të ri qeveritar.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Osmani bëri të ditur se ky vendim vjen në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, duke i hapur rrugë kështu procesit të konsolidimit të ekzekutivit të ri pas certifikimit të rezultateve zgjedhore.

“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës,” deklaroi Osmani.