18 Janar 2026 00:59

Me dorën mbi Kuran, Mamdani bën betimin si kryetar i qytetit të Nju Jorkut

Zohran Mamdani është betuar si kryetar bashkie i Nju Jorkut, duke hyrë në histori si myslimani i parë dhe kryetari më i ri në disa breza që merr drejtimin e qytetit më të madh të Shteteve të Bashkuara.

Demokrati Mamdani bëri betimin menjëherë pas mesnatës së të enjtes në një stacion historik të metrosë në Manhattan, me dorën mbi Kuran, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Ky është me të vërtetë nderi dhe privilegji i jetës sime”, u shpreh Mamdani.

Ceremonia u drejtua nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate e tij politike, dhe u mbajt në stacionin e vjetër të Bashkisë, një nga stacionet origjinale të metrosë, i njohur për tavanet e tij të bukura me harqe.

Mamdani pritet të bëjë edhe një betim të dytë, më formal dhe publik, në orën 13:00 në Bashkinë e Qytetit, ku ceremonia do të drejtohet nga senatori amerikan Bernie Sanders, të cilin ai e ka cilësuar si një nga heronjtë e tij politikë.