Identiteti.info

Me platformë të kujt po protestojnë “studentët”?
Historia e kombit tonë ka një standard të artë për rolin dhe peshën e rinisë: Kosovën.

Kur studentët e Prishtinës ngritën krye në vitet ’81 dhe ’97, ata nuk dolën në rrugë për të thyer dritaret e qytetit të tyre, as për të mbushur xhepat, e aq më pak për të djegur ato pak institucione që na shtypnin përditë. Ajo lëvizje e madhe kishte platformë, kishte vizion, kishte moral dhe mbi të gjitha, kishte një koncept të qartë: LIRINË.

Nga ajo vatër e guximshme intelektuale lindi ndërgjegjësimi kombëtar prej saj shpërtheu lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, me radhë, erdhi Pavarësia. Studentët e asaj kohe ishin arkitektët e historisë.

Prandaj, përballja me pamjet e kësaj jave në Tiranë është e dëshpërueshme pothuajse në përmasat e një tragjedie kombëtare. Sot në rrugët tona po konsumohet diçka shumë më e rëndë: një degradim i paprecedentë i vetë nocionit të protestës.

Ndryshe nga paraardhësit e tyre në Prishtinë, të cilët i dhanë frymë e drejtim një populli të tërë, grupet që sot pretendojnë se përfaqësojnë studentët duken të çorientuara, pa asnjë platformë ideore dhe pa asnjë artikulim intelektual.

Kur vetë studentët pranojnë që kauza e tyre të transformohet në djegie institucionesh, në goditje gurësh e molotovësh mbi trupat e policisë, apo në skena kaosi ku adoleshentët vjedhin në mes të rrugës, ata e kanë dorëzuar misionin e tyre. Ata nuk janë më bartës të ndryshimit.

Kur një protestë zhvishet nga platforma, nga kërkesat e qarta dhe nga guximi për të dëbuar provokatorët nga radhët e veta, ajo humb të drejtën të quhet protestë. Duke heshtur përballë huliganizmit, studentët e sotëm po shndërrohen në “mish for top” dhe në një vegël të keqpërdorur në duart e atyre që e duan kaosin për llogari të veta politike.

Për më tepër, në një kohë kur presioni ndaj qeverisë arrin pikën kritike për shkak të skandaleve financiare e politike, asgjë nuk u shërben më mirë kabineteve të korruptuara se sa flakët në rrugë.

Pushteti korruptiv, nga fajtor kryesor, shndërrohet brenda natës në “garant të rendit dhe sigurisë”. Dhe një gjë është e qartë: adoleshentët që vjedhin në mes të kaosit nuk mund të jenë kurrsesi studentë.

Këtij teatri absurd i shtohet edhe ajo që sot pretendohet se është “media”. E zhveshur nga çdo etikë profesionale, e mbushur me çdokënd që mban një mikrofon apo celular pa pasur nocionin më minimal të gazetarisë.

Ndërsa shteti lëkundet dhe ligji nuk vepron, tragjedia më e madhe mbetet tjetërsimi i rinisë. Nëse në Kosovë lëvizja studentore lindi nga sakrifica për të ndërtuar shtet e dinjitet, sot po shohim një rini që po lejon përdhosjen e kauzës qytetare.

Nëse studentët nuk zgjohen për të ndërtuar një platformë të vetën të pastër, autonome, intelektuale dhe të distancuar prerazi nga dhuna dhe provokimet ata do të hyjnë në histori jo si trashëgimtarë të idealeve të ’81-shit e ’97-ës, por si figurantë që dogjën rrugët për të mbuluar skandalet e të tjerëve. Ndersa kjo jep dyshime se platforma e tyre mund të jetë hartuar dhe në shtetet fqinjë

Zjarri, dhuna dhe shkatërrimi nuk kanë qenë kurrë mjetet e studentit. Mjeti i vetëm i studentit është mendja, fjala e lirë, dinjiteti dhe forca e moralit. Kur studenti kap gurin dhe harron librin, ai e ka humbur betejën pa e nisur ende atë./ Astrit Gashi

The post Me platformë të kujt po protestojnë “studentët”? appeared first on Identiteti.info.

Rama: Shqipëria peng i askujt, dhuna nuk ka dhe nuk jep mandat
Kryeministri Edi Rama, tha sot se Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush për rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Teksa ishte i pranishëm në një nga bizneset e dëmtuara nga aktet e dhunës gjatë protestave të fundit në Tiranë, kreu i qeverisë tha se personat që kanë shkaktuar dëme në pronën publike dhe private do të përballen me ligjin, ndërsa bizneset e dëmtuara do të marrin mbështetjen e qeverisë, përfshirë dëmshpërblimin financiar.

Në fjalën e tij, Rama vuri në dukje zhvillimet gjatë dekadës së fundit, duke përmendur rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto, shtimin e investimeve të huaja, zhvillimin e turizmit dhe rritjen e pagave.

“Mos harroni se kemi arritur gjëra të jashtëzakonshme në një dekadë të vetme. Kemi nisur të mbyllim negociatat në rrugën drejt majës ku do ta çojmë Shqipërinë me flamurin e Ismail Qemalit dhe Skënderbeut, në shtëpinë e Evropës së Bashkuar. Kemi trefishuar prodhimin e brendshëm të vendit nga më pak se 10 miliardë në thuajse 30 miliardë euro”, vuri në dukje ai.

“Kemi tërhequr gjithnjë e më shumë investimet e huaja. E kemi zgjeruar industrinë tonë të turizmit në një volum që as e imagjinonim deri një dekadë më parë dhe i kemi dhënë Shqipërisë dinjitetin që s’e ka pasur kurrë në sytë e mbarë botës”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur te pagat, ai theksoi se pagat nuk janë asnjëherë mjaft, por kanë vazhduar të rriten.

“Ndërkohë që borxhi publik është ulur, vijnë si në nivele historike.  Sot shërbimet janë në masë dërmuese me një klik përmes celularit apo kompjuterit më të afërt”, tha Rama.

Ai theksoi gjithashtu progresin në procesin e integrimit europian.

“Sot Shqipëria është një vend tjetër dhe me këto arritje, me këtë bazë do të vazhdojë bashkë në ju. Ta çojmë Shqipërinë përpara dhe të ndërtojmë atë Evropë këtu që na është mohuar për kaq e kaq shumë dekada e shekuj”, tha ai.

Rama tha se qeveria do të mbrojë të drejtën e studentëve për arsimim, të qytetarëve për të punuar dhe jetuar me dinjitet, si dhe të gjithëve për të lëvizur të sigurt në rrugët e vendit.

Kreu i qeverisë shtoi se “pa asnjë diskutimi dhe nuk do të lejojmë që politika e falimentuar me maskat e saj të rrugës apo me kllounët e saj të mbrëmjes ta rrëmbejë këtë liri, përmes dhunës dhe nxitjes së dhunës”.

Sipas tij, “një student që mban një pankartë ushtron një të drejtë demokratike, një maskë që thyen dhe grabit një biznes, kryen një krim”.

“Dhe ne dimë ta bëjmë dallimin, shqiptarët dinë ta bëjnë dallimin dhe do të veprojmë së bashku në përputhje me këtë dallim. Ata që shkatërruan pronën e kujtdo, qorrazi rrugëve, pronën e secilit dhe pronën e përbashkët do të mbajnë përgjegjësi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se dhuna nuk përfaqëson një alternativë politike dhe se Shqipëria nuk do të lejojë të pengohet në rrugën e saj të zhvillimit dhe integrimit europian.

“Ata që shkaktuan shkatërrimet do të përballen përditë me ligjin, ndërsa ata që i pësuan do të marrin të gjithë mbështetjen tonë, jo vetëm me fjalë, jo vetëm me zemër, jo vetëm me dorën e shtrirë, por edhe mbështetjen në formën e shlyerjes së dëmit. Fëmijët tanë nuk kanë asnjë lidhje me dhunën e me këto pamje dhune. Thyerja e xhamave nuk është, vota, djegia e ndërtesave nuk është projekt politik, mbi të gjitha, dhuna as nuk ka mandat, as nuk jep mandat. Shqipëria nuk do të mbahet peng nga askush dhe mbi të gjitha Shqipërinë, mua, ju nuk ka forcë që të na ndalë dhe që të na kthejë mbrapa”, tha Rama./ATSH

The post Rama: Shqipëria peng i askujt, dhuna nuk ka dhe nuk jep mandat appeared first on Identiteti.info.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, duke dënuar dhunën, trazirat dhe shkatërrimin e pronës.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, ambasada thekson se dhuna, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme”, thuhet në deklaratë.

Ambasada amerikane u ka bërë gjithashtu thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi./ATSH/

The post Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën thirrje për protesta paqësore dhe vetëpërmbajtje appeared first on Identiteti.info.

Sabri Aziri – Shembulli i përkushtimit njerëzor dera e hapur për çdo qytetar
Muaji tetor, i njohur tradicionalisht si muaji kur në botë shpallen laureatët e mëdhenj të shkencës, paqes dhe shërbimit ndaj njerëzimit, na rikujton rëndësinë e atyre që jetën e tyre ia kushtojnë mirëqenies së të tjerëve.

Në Shkupin e nobelistes së shenjtë Nënë Tereza qytetin që i dha botës simbolin më të madh të humanizmit nëse do të ndahej një çmim për përkushtim ndaj qytetarëve, ky çmim sot patjetër do t’i takonte Sabri Azirit.

Në ditët më të vështira, atëherë kur shëndeti i më të dashurve tanë sprovohet, vlerat e vërteta njerëzore maten me gatishmërinë për të ndihmuar. Në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, është thuajse e pamundur të gjesh dikë që nuk ka gjetur mbështetje, ngrohtësi apo udhëzim profesional nga Sabri Aziri.

Në përvojat e mia personale, sa herë që nevoja ka trokitur për familjarë e të afërm, telefoni i tij ka qenë gjithmonë i hapur pa marrë parasysh orën apo rrethanat. Kjo gatishmëri e palodhur e bën atë një nga figurat më afër qytetarëve në Shkup prej vitesh.

Ajo që e lartëson më së shumti figurën e Sabriut është paanshmëria e tij e plotë. Për të nuk ka dallime mes njerëzve: çdo pacient është i barabartë, çdo hall dëgjohet me vëmendje dhe çdo kërkesë trajtohet me empati e përkushtim maksimal.

Nëse sot do të ndahej një çmim i merituar për “Qytetarin e Vitit”, pa asnjë dyshim Sabri Aziri do të ishte fituesi më i denjë një njeri që humanizmin nuk e ka thjesht detyrë, por mision të përditshëm në shërbim të komunitetit. Çmimin që të jep qytetari është mirnjohja me e lartë moral dhe njerzore!

FALEMINDERIT SABRI AZIRI

The post Sabri Aziri – Shembulli i përkushtimit njerëzor dera e hapur për çdo qytetar appeared first on Identiteti.info.

Si lindi fenomeni Mohamed Ali
Fenomeni Mohamed Ali nuk bën fjalë për boksin, por për simptomën e radhës që po trondit politikën dhe sistemin demokratik suedez.

Nga Astrit Gashi

Zhurma mediatike dhe politike që shpërtheu pasi një kandidat thuajse i panjohur nga radhët e Partisë së majte (Vänsterpartiet) u zgjodh deputet në Dalarna përmes vetëm 648 votave preferenciale, kjo nuk është një ngjarje e izoluar. Ajo zbuloi një të vërtetë të hidhur që Suedia ka preferuar ta fshehë nën tapet për dekada me radhë: dështimin struktural të modelit të saj të integrimit.

Somalezët në Borlänge bënë atë që do të bënte çdo grup tjetër shoqëror i paintegruar të cilet u organizuan sipas lidhjeve të tyre natyrore për të çuar një përfaqësues të komunitetit në parlament.

Nëse kjo përbën problem për demokracinë suedeze, fajtori nuk është kandidati apo votuesit që u futën në zgjedhje me mbështetje grupi, por shteti që e la atë komunitet jashtë rrjedhës kryesore të shoqërisë dhe partitë që preferuan votën e shpejtë të bllokut në vend të integrimit të vërtetë individual.

Sistemi demokratik suedez është ndërtuar mbi premisën e individit të emancipuar qytetarit të pavarur që analizon programet politike, peshon idetë dhe voton mbi bazën e bindjeve personale në fshehtësi të plotë. Mirëpo, ky model bie ndesh me realitetin e krijuar në terren.

Shteti suedez vendosi mijëra njerëz të ardhur nga shoqëri me traditë të fortë kolektive e klanore në zona të izoluara socio-ekonomikisht (särskilt utsatta områden). Enklavat si Kupolen në Borlänge, Rosengård në Malmö, Rinkeby, Tensta, Husby, Ronna, Geneta, Fittja, Alby apo Hammarkullen, u ndërtuan kryesisht gjatë programit shtetëror të banimit Miljonprogrammet (1965–1974).

Sot, ato janë kthyer në hapësira pothuajse tërësisht të banuara nga popullsi me origjinë emigrante, me shkallë të lartë papunësie, izolim gjuhësor dhe mungesë besimi te institucionet.

Në këto lagje është krijuar një ekosistem paralel ku mund të jetosh për dekada me radhë pa mësuar suedisht, pasi shërbimet ditore, tregtia, shoqëria dhe mediat funksionojnë plotësisht në gjuhën e origjinës.

Kur shteti dështon të ofrojë mjete të mirëfillta të integrimit ekonomik dhe arsimor, krijohet një vakuum i rrezikshëm institutional.

Në mungesë të pranisë reale të shtetit dhe integrimit individual, njerëzit natyrshëm i kthehen asaj që njohin më mirë për të pasur zë: rrjeteve joformale, solidaritetit etnik dhe udhëheqësve lokalë.

Organizimi në grup apo “votimi klanor” nuk lindi si një komplot kundër demokracisë suedeze, por si një strategji vetëmbrojtjeje sociale dhe politike.

Pjesa më hipokrite e këtij debati qëndron te reagimi i vetë klasës politike suedeze. Për vite me radhë, partitë tradicionale sidomos ato të majta, por jo vetëm zgjodhën rrugën e komoditetit:

Në vend të punës së vështirë derë më derë për edukimin qytetar dhe integrimin individual, ato preferuan paktin e heshtur me “liderët e lagjeve”, kryetarët e shoqatave apo udhëheqësit fetarë.

Logjika e këtij pakti ishte e thjeshtë: ju na garantoni votat e bllokut në zonat rrethuese, ne ju garantojmë fondet, projektet dhe përfaqësimin simbolik.

Sot, kur kjo metodë prodhoi efektin e saj logjik kur një komunitet organizohet për të përmbysur listat partiake me votë preferenciale të gjitha palët politike shfaqin pafuqinë e tyre:

E djathta (SD) ngutet ta etiketojë këtë dukuri me retorikë të rëndë si “röstboskap” apo “kërcënim klanor”, duke stigmatizuar të gjithë komunitetin në vend që të adresohet dështimi i politikave të integrimit.

E majta (Vänsterpartiet, S) tmerrohet nga paaftësia e saj për të kontrolluar listat zgjedhore dhe hamendëson mbi rregullat e lojës, e kapur shpesh nga frika e debatit të hapur për të mos ushqyer narrativën e të djathtës.

Zgjidhja e krizës nuk vjen duke fajësuar emigrantët që shfrytëzuan rregullat e lojës që vetë sistemi ua ofroi. “Fenomeni Mohamed Ali” është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe shtetin suedez.

Politika duhet të kuptojë se antirasismi dhe inkludimi kërkojnë integrim të vërtetë dhe emancipim të individit. Pa një model që e sheh emigrantin si qytetar të pavarur me të drejta dhe detyrime të barabarta dhe jo simpel si një numër votash në kohë zgjedhjesh, demokracia do të vazhdojë të përballet me pasojat e strukturave paralele që vetë neglizhenca shtetërore i krijoi me dekada.

The post Si lindi fenomeni Mohamed Ali appeared first on Identiteti.info.

Zgjedhjet në Suedi: Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku synojnë edhe nga një mandat të ri katërvjeçar në Parlametin e Suedisë
Ndërsa votimi i parakohshëm në Suedi ka nisur që nga 26 gushti dhe pritet që rreth 30% e sovranit suedez të shfrytëzojë këtë të drejtë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, vëmendja e komunitetit shqiptar është përqendruar në rajonin e Hallandit.

Në këtë rajon, Partia Socialdemokrate (Socialdemokraterna) po shkon drejt konfirmimit dhe per nje mandat të dy deputeteve aktual me prejardhje shqiptare në Parlametin Suedez/ Riksdag

Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku do të fitojne vende të sigurta në zgjedhjet e 13 shtatorit. Hallandi ka tashmë një traditë të konsoliduar të përfaqësimit shqiptar në nivelin më të lartë ligjvënës. Për tre mandate me radhë, ky rajon u përfaqësua nga Adnan Dibrani, i cili sot mban postin e deputetit në Parlamentin Evropian.

Trashëgimia politike e Dibranit ka krijuar një terren të fortë besimi për Socialdemokratët në zonë, duke i hapur rrugën ngritjes së Birinxhikut dhe Gashit. Aida Birinxhiku, e cila në zgjedhjet e kaluara u bë deputetja më e re në historinë e Parlamentit Suedez, ka dëshmuar një profil të lartë politik në fushën e legjislacionit dhe zhvillimit ekonomik. Nga ana tjetër, Arbër Gashi, i cili mori mandatin parlamentar pas kalimit të Dibranit në Bruksel, ka spikatur për angazhimin e tij në komisionet parlamentare dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Edhe pse në garën elektorale nëpër parti të ndryshme suedeze ka edhe kandidatë të tjerë shqiptarë, pritshmëritë reale për të siguruar ulëse në Parlament mbeten të përqendruara te dyshja e Hallandit.

Megjithëse pozicionet e Gashit dhe Birinxhikut në listat e Socialdemokrateve konsiderohen të sigurta për hyrje në Parlament, udhëheqësit e komunitetit në Halland u bëjnë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve me të drejtë vote që të marrin pjesë masivisht në votime.Një mbështetje e fuqishme me vota preferenciale jo vetëm që do të rikonfirmonte fuqinë elektorale të komunitetit shqiptar, por do t’u jepte dy politikanëve të rinj një peshë të jashtëzakonshme politike brenda partisë.

Ky kapital politik do t’u hapte rrugën atyre për të synuar edhe poste drejtuese ose ministrore në kabinetin e ardhshëm qeveritar, nëse Socialdemokratët nën udhëheqjen e Magdalena Andersson marrin drejtimin e vendit që pritet të ndodhme me 13 shtator. Socialdemokratet nuk kane humbur asnje pale zgjedhje ne Suedi që nga viti 1921!

The post Zgjedhjet në Suedi: Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku synojnë edhe nga një mandat të ri katërvjeçar në Parlametin e Suedisë appeared first on Identiteti.info.

25 vjet nga Ohri: Shqiptarët më të fuqishëm se kurrë, por edhe më të përçarë se kurrë
25 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, është koha të bëjmë një bilanc të rrugëtimit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Një çerek shekulli më parë, vendi ndodhej përballë një krize të thellë politike dhe të sigurisë. Marrëveshja e Ohrit i dha fund konfliktit dhe vendosi një kornizë të re për marrëdhëniet ndëretnike, duke e orientuar shtetin drejt dialogut, barazisë dhe integrimit.

Nga Astrit Gashi

Sot, 25 vjet më vonë, realiteti është dukshëm ndryshe.

Shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm politik, institucional dhe shoqëror në vend. Nga pushteti lokal te institucionet qendrore, nga arsimi te administrata, nga ekonomia te diplomacia dhe skena politike, prania dhe ndikimi shqiptar janë duket në secilën pjesë të pushtetit!

Por, në një paradoks të dhimbshëm, ndërsa shqiptarët politikisht nuk kanë qenë asnjëherë më të fuqishëm, marrëdhëniet ndërshqiptare nuk kanë qenë asnjëherë më të dobëta.

Kjo që po ndodhë sot është një nga kontradiktat më të mëdha të këtyre 25 viteve.

Në vend që fuqia e fituar politike të shndërrohej në një platformë të përbashkët për zhvillimin dhe avancimin e shqiptarëve, shpesh ajo është kthyer në përplasje mes partive, liderëve dhe interesave të ngushta. Përçarjet politike kanë depërtuar edhe në shoqëri, duke krijuar një klimë ku shqiptari shpesh e sheh shqiptarin tjetër si kundërshtar politik, e jo si bashkëpunëtor për një interes më të madh kombëtar dhe qytetar.

Kjo duhet të na shqetësojë më shumë se çdo deklaratë politike. Kjo e shqetson secilin shqiptarë!

Marrëveshja e Ohrit nuk u bë për të krijuar oligark dhe sundimtar. Ajo u bë për të krijuar një shoqëri më të barabartë dhe një shtet ku shqiptarët dhe komunitetet e tjera të ndihen të barabarta dhe të respektuarë

Prandaj, sot pas 25 vitesh, pyetja nuk është vetëm se sa kemi fituar. Pyetja është: çfarë kemi bërë me ato që kemi fituar?

Sot kemi më shumë përfaqësim, më shumë institucione, më shumë mundësi politike dhe më shumë ndikim. Por kemi edhe një përgjegjësi më të madhe. Të mos e shndërrojmë fuqinë politike në privilegj personal dhe përçarjen politike në konflikt shoqëror.

Shqiptarët kanë nevojë për konkurrencë politike, por jo për armiqësi ndërshqiptare. Mund të kemi parti të ndryshme, ide të ndryshme dhe vizione të ndryshme, por duhet të kemi disa interesa që na bashkojnë: barazinë, gjuhën, arsimin, zhvillimin ekonomik, integrimin evropian dhe dinjitetin qytetar.

Pas 25 vitesh nga Ohri, sfida më e madhe nuk është më vetëm të kërkojmë të drejtat tona nga të tjerët. Është të tregojmë se dimë t’i mbrojmë, t’i zhvillojmë dhe t’i përdorim me përgjegjësi.

Sepse shqiptarët sot janë më të fuqishëm se kurrë.

Por pikërisht për këtë arsye, nuk kemi luksin të jemi më të përçarë se kurrë.

Ohri e ndryshoi pozitën e shqiptarëve në shtet. Tani është koha që shqiptarët ta ndryshojnë mënyrën se si sillen me njëri-tjetrin.

The post 25 vjet nga Ohri: Shqiptarët më të fuqishëm se kurrë, por edhe më të përçarë se kurrë appeared first on Identiteti.info.

Arben Etemi kap mat ish-zyrtarët: Pse u financuan 200 mijë kartela për turistët serbë?
Eksperti i energjetikës dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës, Arben Etemi, publikon shifrat dhe konkluzionet zyrtare të Qeverisë nga maji i vitit 2021.

Përmes një postimi të drejtpërdrejtë në rrjetin e tij social Facebook, ish-kandidati për kryetar të Komunës së Kumanovës dhe eksperti i njohur i energjetikës, Arben Etemi, ka goditur ashpër deklaratat e eksponentëve të ish-pushtetit, duke nxjerrë në pah atë që ai e cilëson si hipokrizi politike dhe përpjekje për të krijuar mjegull në opinionin publik.

Në reagimin e tij publik, Etemi u kthen përgjigje akuzave pa bazë duke publikuar të dhënat zyrtare nga vendimmarrja e kaluar qeveritare:

Vendimi i Seancës së 72-të të Qeverisë

Seanca: E 72-të e Qeverisë

Data: 25.05.2021

Konkluzioni: Nr. 40-5794/1

Kartela: 200.000 M-Smart

Kredi për kartelë: 760 denarë

Fondet e parashikuara: 122.000.000 denarë

Rruga: Korridori 10 (Tabanoc – Bogorodicë)

Periudha: 15.06.2021 – 15.08.2021

Kriteri: Shtetas të Serbisë

A ka më keq se kjo? Etemi i drejtohet ish-udhëheqësve shqiptarë

Ish-kandidati për të parin e Kumanovës, Arben Etemi, ka nëvizuar se vendimi u miratua nën drejtimin e funksionarëve më të lartë shtetërorë të asaj periudhe:

“Në një seancë të Qeverisë të udhëhequr nga një shqiptar, me zëvendëskryeministër shqiptar, me ministër shqiptar të Financave dhe me ministër shqiptar të Punëve të Jashtme, u lejua të miratohej një masë me vlerë 122 milionë denarë, ku përfitues ishin shtetas të Serbisë. Dhe sot, pikërisht ata që ishin pjesë e këtij pushteti, dalin dhe flasin për përgjegjësi, transparencë e patriotizëm?! A nuk është kjo hipokrizi politike?”

Sipas tij, kjo nuk është çështje emocionesh apo propagandë politike, por çështje dokumentesh, vendimesh zyrtare dhe përgjegjësie institucionale.

A ka më keq se kjo? Etemi i drejtohet ish-udhëheqësve shqiptarë

Në përmbyllje të reagimit të tij, Etemi i ka ftuar ata që sot bëjnë moral politik t’u përgjigjen me përgjegjësi këtyre pyetjeve:

Kush e propozoi?

Kush e miratoi?

Kush i siguroi 122.000.000 denarët?

Pse u ndanë 200.000 kartela?

Pse secila kartelë kishte 760 denarë?

Pse kjo lehtësi iu dha shtetasve të Serbisë për udhëtimin nëpër Korridorin 10, nga Tabanoci deri në kufirin me Greqinë?

“Prandaj, mos u përpiqni t’i fshini gjurmët e vendimeve tuaja duke akuzuar të tjerët. Dokumentet nuk akuzojnë. Dokumentet dëshmojnë,” e përmbyll Etemi postimin e tij në Facebook.

The post Arben Etemi kap mat ish-zyrtarët: Pse u financuan 200 mijë kartela për turistët serbë? appeared first on Identiteti.info.

Tragjedia ukrainase dhe hipokrizia e Zelensky-t: Kur komediani mbron sovranitetin e Serbisë aletatit kryesor të Rusisë
Volodymyr Zelensky mbetet shembulli më tragjik i udhëheqjes moderne. Ish-komediani që mori timonin e Ukrainës në sprovën e saj më të rëndë historike, shfaqet sot krah Aleksandar Vuçiqit ministrit të dikurshëm të propaganda-s së Milosheviqit duke propaganduar “kujdes dhe respekt” për sovranitetin e Serbisë. Kjo ndodh ndërsa vetë Ukraina po copëtohet nga aleati më i afërt i Beogradit, Vladimir Putin.

Derisa populli ukrainas paguan çmimin më të lartë me miliona të shpërngulur, dhjetëra mijëra të vrarë dhe territore të humbura, udhëheqësi i saj zgjedh të përkrahë narrativën e Beogradit zyrtar kundër Kosovës. Për një lider që reklamohet si simbol i lirisë, rreshtimi pas një shteti me histori gjenocidale në Ballkan nuk është diplomaci është hipokrizi e pastër gjeopolitike.

Skepticizmi i shprehur nga figura si Donald Trump për menaxhimin e krizës nga Zelensky është pasqyrë e një realiteti të dhimbshëm: shkatërrim ekonomik, humbje territoriale dhe varësi totale nga jashtë. Të kërkosh solidaritet botëror për kufijtë e tu dhe njëkohësisht të mohosh të drejtën e Kosovës për ekzistencë është një dështim moral që e zhvisht Zelensky-n nga çdo autoritet.
Ukraina do ta kujtojë këtë epokë jo vetëm për plagët e luftës, por edhe për pasojat e një udhëheqjeje që shkëmbeu parimet për llogari të gabuara diplomatike. Zelenskyn historia do të kujtoj si liderin më të dobet dhe shkatrruesin e Ukrahinës! /Astrit Gashi

The post Tragjedia ukrainase dhe hipokrizia e Zelensky-t: Kur komediani mbron sovranitetin e Serbisë aletatit kryesor të Rusisë appeared first on Identiteti.info.

Skandali me Aeroportin e Vlorës: Si po e çon Belinda Balluku Shqipërinë drejt një grope financiare në arbitrazh
Iniciativa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për prishjen e kontratës me kompaninë MABCO Constructions për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës përbën një precedence të rrezikshme institucional-juridike e cila është një shkelje flagrante e parimit të shtetit të së drejtës, ku institucionet shtetërore krijojnë vetë pengesën dhe më pas e përdorin atë si shkak për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Nga Astrit Gashi

Iniciative e Ministrisë së Infrastukturësi dikasterit të drejtuar nga ish minstrja nene hetime Belinda Balluku e ekspozon Shqipërinë drejt një humbjeje pothuajse të sigurt në Gjykatën e Arbitrazhit me pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar!.

Sfidimi i pushtetit gjyqësor dhe arbitrariteti në kantier kur MABCO Constructions SA ka marrë konfirmim të së drejtës së saj ligjore deri në Gjykatën e Lartë. Pavarësisht kësaj, organet ekzekutive dhe Policia e Shtetit lejuan bllokimin e kantierit, duke i pamundësuar investitorit hyrjen në pronë në fazën më kritike atë të certifikimit përfundimtar.

Një shtet që vetë zbaton ose toleron bllokimin e punimeve dhe pastaj akuzon sipërmarrësin për mospërfundim projekti, dëmton rëndë çdo parim të sigurisë juridike.

Prishja e njëanshme e një kontrate për një investim strategjik ku kompania deklaron një ekspozim financiar prej mbi 320 milionë eurosh bie ndesh me Marrëveshjen dypalëshe për mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. Mënyra se si u veprua, ku investitori njihet me vendimin përmes titujve të mediave dhe jo me njoftim zyrtar, dëshmon mungesë totale të institucionalizmit dhe i dërgon një sinjal shkurajues çdo investitori tjetër serioz.

Pretendimi në arbitrazh nuk kufizohet vetëm te 320 milionë eurot e ekspozuara, por përfshin edhe fitimin e munguar, dëmet nga shkatërrimi e vjedhja e pajisjeve gjatë periudhës së bllokimit, si dhe kostot ligjore marramendëse. Kjo faturë nuk do të paguhet nga zyrtarët që firmosin shkeljet, por do të rëndojë drejtpërdrejt mbi buxhetin e shtetit dhe xhepat e qytetarëve.

Çuarja e këtij projekti drejt përplasjes gjyqësore ndërkombëtare tregon se si kapriçiot administrative dhe menaxhimi i papërgjegjshëm i institucioneve mund ta shndërrojnë një vepër me rëndësi kombëtare në një gropë të re financiare për vendin

The post Skandali me Aeroportin e Vlorës: Si po e çon Belinda Balluku Shqipërinë drejt një grope financiare në arbitrazh appeared first on Identiteti.info.

Pse “Sunny Hill” Është kartvizita më e fuqishme e Kosovës
Në një kohë kur diplomacia kulturore po provon të jetë mjeti më i fuqishëm i afirmimit ndërkombëtar, Sunny Hill Festival po dëshmon me shifra dhe ndikim se kur arti, vizioni dhe përkushtimi bashkohen, Kosova del gjithmonë fituese.

Përtej atmosferës festive dhe skenave madhështore që mbledhin dhjetëra mijëra të rinj, festivali i themeluar nga Dua Lipa është shndërruar në një motor të mirëfilltë ekonomik për vendin. Efekti i tij zinxhir ndjehet direkt në ekonominë vendore: hotelet e kryeqytetit dhe rrethinës shënojnë kapacitete të plotësuara 100%, sektori i gastronomisë përjeton fluks maksimal, ndërsa qindra biznese të vogla e të mesme përfitojnë nga rritja e konsumit. Për më tepër, organizimi i një ngjarjeje të këtij niveli gjeneron punësim të drejtpërdrejtë e të përkohshëm për mijëra të rinj.

Por, bilanci financiar është vetëm njëra anë e medaljes. Vlera më e madhe e Sunny Hill qëndron te marketingu gjigant e pa pagesë që i bëhet Kosovës në arenën ndërkombëtare. Prania e superyjeve me renome globale — si Katy Perry e emra të tjerë të skenës botërore  e vendos Prishtinën në titujt kryesorë të medieve më prestigjioze në botë, duke përmbysur perceptimet dhe duke ndërtuar një imazh të ri, modern e dinamik.

Ky sukses rikonfirmon edhe një herë një të vërtetë të pamohueshme: kultura dhe sporti mbeten kartvizita më e fuqishme dhe rruga më efikase e afirmimit të Kosovës në botë.

The post Pse “Sunny Hill” Është kartvizita më e fuqishme e Kosovës appeared first on Identiteti.info.

Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, z. Muhamed Murtezi, bëri homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite z. Murtezi beri nje lutje pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe të Memoriali i anëtarëve të Familjes Jashari, duke u përkulur me respekt para veprës së tyre heroike.

“Sot, nga ky vend i shenjtë i historisë sonë kombëtare, nderojmë kujtimin e Komandantit Adem Jashari dhe të familjës Jashari, të cilët me sakrificën e tyre sublime u bënë themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës,” deklaroi z. Murtezi. “Vepra e tyre është një udhërrëfyes i pashuar për të gjithë ne, duke na kujtuar çmimin e lartë të lirisë dhe përgjegjësinë tonë institucionale për ta ruajtur dhe forcuar atë.”

Vizita e z. Murtezi në Prekaz rikonfirmon lidhjet e forta vëllazërore e kombtare ndërmjet Komunës së Çairit dhe vendeve historike, duke vënë theksin te ruajtja e vlerave të përbashkëta kombëtare.

The post Kryetari i Këshillit Komunal të Çairit, Muhamed Murtezi, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz appeared first on Identiteti.info.

Agjenda Reformuese në Drejtësi / Sali dhe Shasivari koordinojnë hapat për përshpejtimin e rrugës evropiane
Shkup — Zbatimi i Agjendës Reformuese në fushën e drejtësisë ka qenë në qendër të një takimi të  punës ndërmjet Zëvendëskryeministrit të Parë, Bekim Sali, dhe Ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari. Gjatë këtij takimi, dy krerët kanë analizuar me imtësi hapat strategjikë dhe obligimet konkrete që i paraprijnë jetësimit të këtij procesi me rëndësi kapitale për vendin.

Vëmendje e veçantë u është kushtuar dinamikës së realizimit të reformave, sinkronizimit të koordinimit ndërinstitucional, si dhe përmbushjes me precizion e brenda afateve të detyrimeve që hyjnë në fushëveprimin e Ministrisë së Drejtësisë — si parakusht fundamental për avancimin e procesit të integrimit evropian.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Sali ripotencoi se Agjenda Reformuese përbën një nga shtyllat kryesore të prioriteteve qeveritare, duke nënvizuar se vetëm përmes një sinergjie të konsoliduar ndërinstitucionale mund të garantohet zbatimi i suksesshëm i reformave. Sipas tij, ky angazhim i përbashkët shkon në dobi të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe i jep një impuls të ri përshpejtimit të rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. AG

The post Agjenda Reformuese në Drejtësi / Sali dhe Shasivari koordinojnë hapat për përshpejtimin e rrugës evropiane appeared first on Identiteti.info.

Kultura si gur themeli i identitetit kombëtar në Shkupin Dardan!
Nën magjinë e Kurshumli Hanit, Festivali Ndërkombëtar i Muzikës “Çarshia” hapi një kapitull të ri të dinjitetit dhe identitetit artistik.

Nëse i sheh këto pamje pa e ditur vendndodhjen, mendja mund të të çojë lehtësisht te sallat mbretërore të Vjenës, ambientet aristokratike të Romës apo skenat prestigjioze të Stokholmit. Por jo jemi pikërisht në zemër të Shkupit, brenda në Çarshinë e Vjetër, aty ku historia, arkitektura e lashtë dhe arti i lartë u bënë një.

Mbrëmja Gala “Inva & Friends” e shndërroi Kurshumli Hanin historik në një vatër madhështore ku muzika klasike, tradita dhe emocioni i publikut u shkrinë në një përvojë të jashtëzakonshme artistike, duke i dhënë kryeqytetit tonë një dimension të ri kulturor.

Në qendër të kësaj mbrëmjeje solemne ishte sopranoja me famë botërore, Inva Mula, e cila dhuroi një interpretim që rrëmbeu duartrokitjet e gjata të publikut. Alkimia artistike u plotësua nga zërat e spikatur të interpretuesve Dëshira Ahmeti-Krliu, Norma Sereni, Ionela Mani, Mustafa Imeri, Gjergji Mani dhe Gjorgji Petrushevski.

Harmonia muzikore u garantua nga Orkestra Simfonike e Shkupit – AYG, nën drejtimin preciz e dinamik të maestros Ivan Eminović. Ndërkohë, një emocion të veçantë dhe shkëlqim rinor mbrëmjes i dha Kori i Fëmijëve “Okarina” nga Kosova, nën dirigjimin e Elikona Hysaj-Shalës, duke dëshmuar talentin e pashtershëm të brezit të ri.

Ata që munguan mbrëmë në Kurshumli Han nuk humbën një koncert apo një natë festive humbën një copëz të gjallë të kulturës dhe historisë që po shkruhet sot në ketë pjesë të Dardanisë. Komuna e Çairit po ktheht në identitet ku permes artit dhe kulturës pushton zemrat e secilit qytetar të emblemës së kulturës sonë Shkupit antik.

The post Kultura si gur themeli i identitetit kombëtar në Shkupin Dardan! appeared first on Identiteti.info.