Opinion - Identiteti.info

Largimi nga themeli është humbje identiteti
Është paradoksale, por edhe alarmante, që sot po shohim përpjekje për t’i rishkruar rolet historike të luftës çlirimtare në Kosovë. Aq shumë është larguar PDK nga narrativi i vet themelor, sa që sot edhe LDK po tenton ta përvetësojë UÇK-në. Kjo nuk është thjesht një debat politik; është çështje identiteti dhe e vërtete historike.

Nga Valon Kryeziu – ish kryetar i degës së PDK-së në Suedi i dorëhequr pas rezultatit të 28 dhjetorit

Të largohesh nga themeli do të thotë të heqësh dorë nga vetvetja. Dhe pikërisht kjo po i ndodh PDK-së: duke mos e artikuluar qartë origjinën e saj politike dhe historike, po ua lë hapësirën të tjerëve ta deformojnë atë histori.

Por faktet historike janë të qarta.

UÇK nuk ka lindur si projekt institucional, e as si vazhdim i rezistencës paqësore. Ajo është formuar në fillim të viteve ’90 nga struktura ilegale të organizuara shumë më herët, kryesisht të dala nga Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), me veprimtari të gjatë politike dhe ushtarake në ilegalitet. Këto struktura nuk kishin lidhje organizative me LDK-në si parti, e cila në atë kohë ndiqte strategjinë e rezistencës paqësore dhe distancohej publikisht nga lufta e armatosur.

Figurat kyçe të UÇK-së – nga organizatorët e parë, te komandantët e zonave dhe drejtuesit politikë të luftës – janë po ata njerëz që pas luftës u bënë themeluesit dhe shtylla kryesore e PDK-së. Kjo nuk është çështje interpretimi, por fakt i dokumentuar në biografitë politike, në arkiva, në dëshmi ndërkombëtare dhe në historinë e vet luftës.

LDK dhe lufta e lavdishme e UÇK-SË nuk përkojnë.

LDK ka pasur rolin e vet historik në periudhën e rezistencës paqësore dhe në mbajtjen gjallë të institucioneve paralele. Ky rol nuk mohohet. Por është fakt se UÇK fillimisht u kundërshtua, u minimizua dhe u konsiderua e dëmshme për kauzën nga figura të njohura të elitës së LDK-së.

Është e vërtetë se anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së iu bashkuan UÇK-së më vonë, por kjo ndodhi kryesisht kur lufta tashmë ishte shtrirë gjithandej dhe legjitimuar ndërkombëtarisht. Kjo është një e vërtetë historike, jo fyerje politike.

Andaj, pretendimi se UÇK ka qenë projekt i LDK-së, apo se i përket asaj politikisht, nuk qëndron. Bashkimi individual nuk e ndryshon kurrë origjinën kolektive.

Për fat të mirë, sot ende jetojnë dhe veprojnë politikisht njerëz që kanë qenë pjesë e themelimit të UÇK-së dhe që sot akoma mbajnë pozita të ndryshme në instancat e PDK-së. Jan pikërisht ata që kanë përgjegjësinë morale dhe historike të flasin. Jo për lavdi personale, por për të mbrojtur të vërtetën.

Nëse PDK hesht për origjinën e vet, atëherë nuk duhet të habitet kur të tjerët e rishkruajnë historinë.

Pra, UÇK nuk ka qenë kurrë e LDK-së si projekt politik. Ajo ka qenë produkt i një rryme tjetër ideologjike, organizative dhe vepruese – rrymë nga e cila lindi edhe vetë PDK-ja.

Gjërat duhet thënë troç dhe drejt.

Historia nuk ka nevojë për zbukurime, por për guxim për ta thënë të vërtetën. Dhe e vërteta është kjo: UÇK ka pasur adresë politike dhe ajo adresë nuk ka qenë LDK-ja.

V.K

23.01.2026

The post Largimi nga themeli është humbje identiteti appeared first on Identiteti.info.

Krimi elektoral është tradhti kombëtare, duhet të hetohën të gjithë!
Nuk është rastësi që Drenasi renditet ndër shembujt më të mirë të vetëqeverisjes lokale. Edhe në procesin e rinumërimit u dëshmua se kur integriteti moral vendoset mbi interesin e ngushtë partiak, demokracia funksionon.

Nga Astrit Gashi

Atje ku respektohet vota, merr formë edhe shteti. Ky model nuk duhet të mbetet një përjashtim por por si një normë e detyrueshme për çdo cep të Republikës.

Përballë këtij shembulli ndriçues, qëndron hija e rëndë e deformimit të vullnetit qytetar në zona të tjera. Abuzimet me votën e diasporës dhe manipulimet me votat e kandidatëve brenda listave partiake nuk janë thjesht shkelje teknike ato janë krime morale dhe politike. Këto veprime godasin besimin publik dhe e shndërrojnë procesin zgjedhor në një farsë.

Kur preket kutia e votimit, nuk dëmtohet vetëm një subjekt politik, por minohen themelet e shtetit. Demokracia nuk vritet vetëm me dhunë të hapur, por edhe me laps, me numra të falsifikuar dhe me heshtje institucionale.

Komisionerët që kanë abuzuar me detyrën nuk janë thjesht zyrtarë të papërgjegjshëm ata janë autorët e krimit më të rëndë që mund t’i bëhet një rendi demokratik: vrasjes së demokracisë nga brenda. Ata nuk kanë tradhtuar vetëm ligjin, por edhe besimin e qytetarëve që ua deleguan vullnetin e tyre. Thjesht, ata nuk kanë kryer vetëm vepër penale, por kanë bërë tradhti të pastër kombëtare.

Çdo votë e manipuluar është një qytetar i përjashtuar nga shteti. Çdo shtet që e toleron këtë akt, pranon në heshtje shkatërrimin e vetëvetes.

Për të rikthyer besimin publik, fjalët nuk mjaftojnë. Nevojiten veprime konkrete dhe të ashpra. Dënimet duhet të jenë proporcionale me dëmin e shkaktuar për çdo vendvotim ku vërtetohet keqpërdorimi i mbi 50 votave, komisionerët përgjegjës duhet të përballen me përgjegjësi penale reale dhe jo me dënime simbolike. Hetimi duhet të shtrihet pa asnjë përjashtim edhe mbi kandidatët të cilëve u janë shtuar votat!

Liria nuk mund të jetë shpërblim për ata që kanë burgosur vullnetin e qytetarëve. Demokracia mbrohet vetëm kur ligji zbatohet pa frikë dhe pa dallim.

Pse ende nuk ka arrestime masive, si në rastin e Prizrenit? Kjo pyetje nuk është politike, por morale dhe kushtetuese. Prokuroria ka detyrim të veprojë urgjentisht ndaj krimeve elektorale. Çdo vonesë e shndërron drejtësinë në spektatore dhe e afron shtetin drejt normalizimit të krimit. Nëse është e nevojshme, duhet të ketë edhe hetim të brendshëm për vetë institucionet e drejtësisë, sepse drejtësia e vonuar është një formë e rafinuar e padrejtësisë.

Por përgjegjësia nuk mbaron te komisionerët në terren. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të reformohet rrënjësisht dhe pa kompromis. Demokracia nuk mund të administrohet nga struktura të konsumuara moralisht. Një individ që merr pjesë në disa procese zgjedhore radhazi, pa rotacion, pa verifikim të integritetit dhe pa përgjegjësi reale, krijon një potencial të qartë për kriminalizim.

Përvoja e pakontrolluar shndërrohet në rutinë manipulimi; vazhdimësia pa transparencë prodhon abuzim institucional.

Zgjedhjet kërkojnë njerëz të ndershëm, jo “profesionistë” të prapaskenave. Pa një reformim total të KQZ-së, çdo ndryshim tjetër mbetet vetëm kozmetik.

Demokracia nuk është vetëm dita e votimit. Ajo është garancia që çdo votë numërohet drejt, që çdo qytetar respektohet dhe që askush nuk qëndron mbi ligjin. Kushdo që ka prekur votën, ka minuar drejtpërdrejt shtetin e Kosovës.

Kosova meriton procese të ndershme. Ata që guxuan të tjetërsojnë vullnetin e popullit duhet të përballen me forcën e ligjit jo për hakmarrje, por për të shpëtuar demokracinë dhe shtetin tonë, të ndërtuar me sakrificën më sublime që mund të bëjë një komb!

The post Krimi elektoral është tradhti kombëtare, duhet të hetohën të gjithë! appeared first on Identiteti.info.

Amoraliteti, kanceri i një shoqerie
Rreziku më i madh që mund ta godasë një shoqëri është momenti kur ajo preket nga amoraliteti. Ky fenomen është shpjeguar mjeshtërisht nga gjeniu i letrave shqipe, Teki Dervishi, i cili dikur ka shkruar (po e parafrazoj): “Shqiptarët, pa u ngopur me P+P, nuk bëhen shtet kurrë dhe këto janë dy gjëra me të cilat ata nuk ngopen.”

Nga Astrit Gashi

Kur lexojmë historinë, pothuajse gjithmonë mësojmë se shqiptarët kanë thyer kokë e këmbë pikërisht sepse kanë arritur ta shndërrojnë këtë fenomen në “vlerë”. Por kurrë dhe asnjëherë gënjeshtra, hajnia dhe kurvëria nuk kanë qenë vlera. Sot, bota virtuale na i ka ekspozuar këto dukuri deri në atë pikë sa është bërë e vështirë të dallohet vlera nga antivlera. Nuk vlerësohet më një grua e bukur, por promovohet një kukull seksi.

Sa jetë kanë marrë të ashtuquajturat “dhoma pushimi”? Pse shteti nuk i mbikëqyr ato? Sepse, në shumë raste, vetë pushteti është përdorues i tyre.

Sot, shumë njerëz të mirë kanë rënë viktimë e individëve me probleme serioze morale dhe seksuale. Në këtë kategori hyjnë shpesh edhe disa pseudo-artistë dhe pseudo-shkrimtarë, të cilët i përdorin rrjetet sociale për të shfaqur amoralitetin e tyre. Atyre u mungon edukata familjare, e cila në shumë raste bartet si trashëgimi e ndotur nga veprimet e prindërve.

Ky fenomen është më i përhapur në diasporë, ku viktima, në shumicën e rasteve, janë familje të ndershme që bien në syrin e keq të njerëzve me çrregullime seksuale dhe morale.

Amoraliteti nuk ka gjini. Ai prek çdo person që ka probleme të tilla. Në shumë raste, më të rrezikuarit janë njerëz me pozita, të cilët e keqpërdorin pushtetin si “terapi” për sëmundjet e tyre. Viktimat janë shpesh pikërisht ata që janë më afër tyre. Këta persona janë jashtëzakonisht të rrezikshëm, sepse nuk zgjedhin – ata shpërthejnë si llavë vullkanike dhe përpijnë gjithçka që u del përpara.

Kjo temë është shumë më e gjerë dhe nuk duhet reduktuar vetëm në marrëdhëniet intime. Asnjë fushëbetejë nuk zhvillohet pa kundërshtar.

Prandaj, kujdes nga kjo pandemi virtuale, nga e cila nuk mund të vaksinohemi. Simptomat e saj shpesh maskohen pas emrave “artist”, “shkrimtar”, “biznesmen” “politikan” . Kujdesuni për veten dhe për vlerat që mbani gjallë.

The post Amoraliteti, kanceri i një shoqerie appeared first on Identiteti.info.

Pse gratë e ndëshkuan PDK-në?
Nga Astrit Gashi

Dështimi elektoral i PDK-së nuk duhet lexuar thjesht si një rënie votave në kutitë e votimit, por si një akt i vetëdijshëm dhe i merituar ndëshkimi ndaj një hipokrizie politike që rëndon mbi aspiratat e çdo gruaje shqiptare në këtë vend. Gruja është ajo që mbrojti dinjitetin tonë,dje, sot dhe nesër!

Nuk mund të dalësh me komunikata për të predikuar barazinë “50 me 50” me një retorikë feministe në buzë, ndërkohë që në korridoret e mbyllura të partisë gatuhen skema nepotiste që asfiksojnë çdo celulë të meritokracisë.

Rezultati turpërues prej vetëm katër grave deputete të zgjedhura me votë direkte, nga një listë prej 120 kandidatësh, është dëshmia më e prekshme se barazia gjinore për këtë subjekt ishte thjesht një produkt marketingu. Pushteti real mbeti i blinduar brenda një “klubi burrash” dhe rretheve të ngushta klanore, të cilët partinë e trajtojnë si pronë private dhe mjet për ruajtjen e privilegjeve të vjetra duke përdorur disa gra si dekor pa anje ndikim në masë!

PDK nuk vuan thjesht nga nepotizmi i rëndomtë; ajo është e mbërthyer nga një patriarkalizëm klanor që e bën të pamundur avancimin e gruas jashtë rrethit të ngushtë të interesave. Ky model i vendimmarrjes, i izoluar brenda “odave” politike të kryesisë, ka krijuar një tavan prej xhami të pakalueshëm për gratë me integritet dhe dije. Ato kanë vetëm një rrugë të nenshtrohen ose te ikin ne mergatë!

Në këtë mjedis toksik, figura e gruas shqiptare është instrumentalizuar vetëm si mburojë estetike për të pastruar imazhin e një elite që refuzon kategorikisht të hapë rrugën e reformimit.

Ky është, në thelb, një patriarkalizëm i kamufluar me terminologji moderne. Mirëpo, elektorati dhe veçanërisht gratë e lexuan qartë këtë mashtrim së një parti që nuk është e aftë të gjenerojë barazi brenda shtëpisë së vet, nuk mund të jetë kurrë garante e drejtësisë për një shoqëri të tërë.

Prandaj, sot nuk ka më vend për “rregullime të vogla” apo reforma kozmetike që riciklojnë të njëjtat fytyra dhe të njëjtat hierarki të kalbura. PDK ka nevojë për një dekonstruksion total dhe radikal. Ky proces duhet të kulmojë me largimin e menjëhershëm të lidershipit aktual, duke përfshirë kryetarin, kryesinë dhe, në veçanti, ato gra brenda strukturave që dështuan të bëhen zëri i emancipimit, duke u shndërruar në bashkëfajëtore të këtij margjinalizimi.

Pa një shkëputje të dhimbshme nga kultura e “kapjes” dhe pa një kërkimfalje të sinqertë ndaj gruas shqiptare, PDK rrezikon të mbetet një relikt i izoluar i së kaluarës. Një subjekt që e trajton gruan vetëm si mjet për vota, e ka humbur legjitimitetin moral për të projektuar të ardhmen.

Për aq kohë sa “virusi” i vjetër mbetet në krye të partisë, ky subjekt nuk i shërben më interesit publik, por vetëm mbijetesës së një elite të konsumuar. Ky nuk është thjesht një dështim është një fund i merituar.

Kur besohet të gruja fitorja është e sigurtë! Me gra fito Kurti në Prishtinë! Lladroci në Drenas dhe Mexhiti në Çair! Gratë bejnë revulucion!

The post Pse gratë e ndëshkuan PDK-në? appeared first on Identiteti.info.

Prishtina e intergron mergatën, Shkupi e penalizon
Nga Nebi Mërseli & Astrit Gashi

Ndërsa bota flet për epokën e digjitalizimit, shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) në mërgatë mbeten peng të një sistemi zgjedhor që duket se është projektuar për t’i heshtur. Me mbi 600 mijë shtetas, prej të cilëve afër 200 mijë jashtë vendit, kjo forcë kolosale po shndërrohet në një “gjigant të fjetur”, i cili, për shkak të burokracisë dhe mungesës së vizionit politik, po e dorëzon vullnetarisht fuqinë e tij vendimmarrëse në Shkup.

Sipas ndryshimeve të fundit në Kodin Zgjedhor (shtator 2024), pragu për zgjedhjen e një deputeti nga mërgata është i lidhur me rezultatin e ciklit të kaluar rreth 5,355 vota. Në shikim të parë, ky numër duket i arritshëm për një mërgatë të madhe sa kanë shqiptarët. Megjithatë, realiteti është një dështim i projektuar. Aplikacioni i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), i cili hapet vetëm si një “dritare emergjente” pak ditë para zgjedhjeve, dhe procedurat e ndërlikuara të regjistrimit, shërbejnë si mure artificiale.

Pa deputetët e mërgatës, pesha e votës shqiptare në Parlamentin e RMV-së ulet, duke zbehur mundësinë për të mbrojtur interesat kombëtare dhe investimet në vendlindje. Në Kosovë qasja ndaj diasporës ka pësuar një transformim rrënjësor. Kosova e ka kuptuar se mërgata nuk është thjesht një “bankomat” për remitanca, por një faktor përcaktues politik. Duke mundësuar votimin përmes postës edhe për zgjedhjet lokale dhe duke thjeshtuar procedurat, Kosova ka integruar mushkëritë e saj ekonomike në organizmin e saj politik.

Në RMV, ndodh e kundërta. Megjithëse regjistrimi i popullsisë në vitin 2021 dëshmoi se teknologjia ekziston dhe shqiptarët e mërgatës kanë vullnet për t’u regjistruar, partitë politike në Shkup po hezitojnë ta aplikojnë këtë model në procesin zgjedhor. Kjo mungesë e votimit elektronik apo postar është një dënim i heshtur për qytetarët që jetojnë në Berlin, Cyrih apo Nju Jork. Dështimi ka një adresë të qartë dhe ajo nuk është te mërgimtari i thjeshtë. Subjektet politike shqiptare: Vizitat e tyre në diasporë i ngjajnë “turizmit elektoral”.

Ata shkojnë për fotografi e tubime, por dështojnë të krijojnë infrastrukturë dhe strategji për t’i udhëzuar votuesit në procesin e regjistrimit. Edhepse RMV kishte një ministër shqiptar u veprua si diplomaci e shurdhër: përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, shpesh të udhëhequra nga kuadro shqiptarë, nuk kanë treguar angazhimin e duhur për të masivizuar procesin. Ata duhet të ishin qendrat e informimit, e jo thjesht zyra pasaporte. Mjaftë me arsyetime teknike. Për të parandaluar asgjësimin e fuqisë politike të 200 mijë shqiptarëve jashtë vendit, ne kërkojmë implementimin e votimit elektronik: nëse shteti arriti të regjistrojë mërgatën online në vitin 2021, nuk ka asnjë pengesë teknike që të mos mundësohet votimi digjital i sigurt. Votimi përmes postës: RMV duhet të ndjekë modelin e Kosovës dhe vendeve perëndimore. Votimi vetëm nëpër konsullata (shpesh qindra kilometra larg vendbanimit të mërgimtarit) është një formë indirekte e mohimit të së drejtës së votës.

Hapjen e regjistrimit gjatë gjithë vitit: KSHZ duhet të mbajë portalin e regjistrimit të hapur vazhdimisht, e jo vetëm 10 ditë para zgjedhjeve. Statusi i votuesit jashtë vendit duhet të azhurnohet në kohë reale. Përgjegjësi nga përfaqësitë diplomatike: MPJ duhet të vendosë kritere të performancës për ambasadat. Masivizimi i regjistrimit të mërgatës duhet të jetë prioritet kombëtar, jo një punë dytësore administrative. Unifikimi i faktorit politik shqiptar: partitë shqiptare duhet të pushojnë së luftuari për votat e brendshme dhe të bashkohen për të ndryshuar Kodin Zgjedhor që diskriminon mërgatën.

Nëse këto hapa nuk merren urgjentisht, mërgata shqiptarë do të mbetet vetëm një statistikë ekonomike, ndërsa vullneti i tyre politik do të vazhdojë të digjet në sirtarët e burokracisë së Shkupit. Nuk mund të kërkojmë investime nga mërgata, duke u mohuar atyre zërin në parlament. Në dy ciklet zgjedhore mërgata nuk ka arritur numrin e duhur për të përfaqësuar tre deputetë që janë të rezervuar për ta. Mërgata shqiptare në të gjitha ciklet zgjedhore nuk arrin të merrë pjesë, ngase dështon në regjistimin paraprak. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, numri i deputetëve është rritur në 123, për shkak se tre deputetë ishin paraparë të zgjidhen nga mërgata dhe atëherë për shkak të pasivitetit të shqitarëve dhe mosinteresimit të partive shqiptare për të bindur të regjistrohen, janë zgjedhur që të tre maqedonas. Pas kësaj periudhe në të gjitha zgjedhjet nuk ka pas interesim të mërgatës, si të maqedonasve ashtu edhe të shqiptarëve për të votuar.

Shtrohet pyetja nëse duhet ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe nëse vendi duhet të jetë një njësi zgjedhore, e jo në gjashtë sa janë tani dhe plus njësia shtatë që është mërgata. Ndryshimet do të mundësonin që në numrin e përgjithshëm mërgata shqiptare, e cila është teknikisht e vështirësuar për të votuar, të zgjedh përfaqësuesit e tyre. Në përllogaritë e bëra, në bazë të statistikave zyrtare të regjistrimit të fundit të vitit 2021, del se numri i shqiptarëve me qëndrim e punë në përkohshme nëpër botë është trefishi sa numri i maqedonasve dhe të tjerëve. Popullsia e përgjithshme në vend është 1.836.713 banorë, ndërsa sipas përkatësisë etnike është me 54.21% maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% romë, 0.44% vllehë, 1.18% serbë dhe të tjerë. Popullsia e përgjithshme jorezidente ishte 258.932. Dhe numrat flasin se prej tyre 24.45% janë maqedonas, 66.36% shqiptarë, 4.79% turq, që do të thotë se mbi 200 mijë shqiptarë zyrtarisht janë jashtë vendit. Gjykuar sipas numrit të përgjithshëm të banorëve, Parlamenti do të duhej të kishte dhjetë deputetë nga mërgata. Nëse një deputet me kodin aktual zgjedhor zgjidhet me pesë mijë vota, atëherë përfaqësimi i mërgatës me këtë numër është real.

The post Prishtina e intergron mergatën, Shkupi e penalizon appeared first on Identiteti.info.

“Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje”
Është e vërtetë se shqiptarët dolën nga komunizmi, por komunizmi nuk doli nga shqiptarët. Enveristët, duke e ndërtuar oponencën me “armikun e klasës”, “borgjezin”, “revizionistin” etj., në të vërtetë e kanë justifikuar pasionin e tyre për ta përfituar dhe mbajtur pushtetin me çdo mjet, qoftë edhe me dhunë, gjithnjë sipas leksioneve të Leninit se idealet e ideologjisë përmbushen vetëm përmes pushtetit.

Shkruan: Zeqirija IBRAHIMI, Shkup

Kur po shënohet 35-vjetori i rënies së komunizmit në Shqipëri, që pasoi pas një sërë ngjarjesh në Europën Lindore, si rënia e Murit të Berlinit (3 tetor 1989) ose vrasja e Çausheskut (25 dhjetor 1989), është koha të reflektojmë jo vetëm se a është dekomunistizuar mjaftueshëm shoqëria shqiptare përgjithësisht, por edhe cili është perceptimi ynë i përgjithshëm për diktaturën komuniste dhe Diktatorin edhe sot, pas 35 vjetëve pluralizëm politik.

Duke qenë të ndarë në dy shtete të ndryshme socialiste ose komuniste (nocionet janë të debatueshme), në Jugosllavinë federative dhe në Shipërinë e izoluar nga Enver Hoxha, shqiptarët sot – 35 vjet pas kalimit në pluralizëm – vazhdojnë të kenë perceptime të çuditshme mbi komunizmin.

“Titistët janë antshqiptarë”

Meqë Jugosllavia, përgjithësisht, është perceptuar si aparat shtetëror antishqiptar, ndërsa kjo është thelluar si bindje veçmas në vitet e ’80-ta, ka lënë pak mundësi që shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë ta shohin atë periudhë si të favorshme për ta. Ndonëse klasa komuniste shqiptare në Jugosllavi, veçmas ajo e Kosovës, shpesh ka argumentuar në mënyrë empirike se shqiptarët në Jugosllavi kanë jetuar shumë më mirë, edhe në aspekt të lirisë edhe në aspekt të mirëqenies, duke bërë krahasime me dëmin që e ka shkaktuar ndaj shqiptarëve Enver Hoxha në Shqipëri, opinioni shqiptar i këndejkufirit ka vazhduar ta ushqejë bindjen se komunistët shqiptarë të Jugosllavisë ishin, në rastin më të mirë, ta pavetëdijshëm se i shërbenin Titos dhe, në fund, Millosheviqit, ndërsa – në rastin më të keq – se ishin të shitur te jugosllavët për interesa të tyre meskine. Për shkak të përvojës së luftës së viteve 1998-99 dhe për shkak se Millosheviqi ishte një zgjatim i së kaluarës jugosllave, klasa politike komuniste në Kosovë mbeti gati e parehabilituar dhe e pavlerësuar objektivisht, ashtu që kjo duhet dhe pritet të bëhet në të ardhmen nga një akademi serioze. Po themi vetëm se është e qartë se pas suprimimit të autonomisë së Kosovës (23 mars 1989) erdhi një klasë politike e shqiptarëve në Kosovës e lidhur ngusht me regjimin millosheviqian, por përgjithësimi nuk mund të bëhet edhe për periudhën e Mahmud Bakallit, por edhe të Azem Vllasit.

Sidoqoftë, historianët, por jo vetëm, në të ardhmen duhet ta shqyrtojnë se cili është roli i saktë i drejtuesve politikë kosovarë në vitet e ish Jugosllavisë në raport me lirinë, barazinë dhe mirëqenien e shqiptarëve në atë shtet, duke e bërë këtë me objektivitet shkencor, madje me matje statistikore të parametrave zhvillimorë dhe krahasime konkrete e të sakta me republikat e tjera jugosllave, si dhe me Shqipërinë, në anën tjetër, pa ekzagjerime, por edhe pa tendencë nënvlerësimi të punës së tyre.

Kur jemi këtu, ta themi shkurt se shqiptarët e tjerë në ish Jugosllavinë socialiste, ata në Maqedoni, në Mal të Zi ose edhe në Luginë të Preshevës, kanë qenë gati të paintegruar në sistem dhe prandaj për ta Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë republika shumë antishqiptare, sepse kanë kufizuar shumë të drejta kombëtare, si arsimi, gjuha, simbolet, përfaqësimi etj. (Po përmendim vetëm një fakt: në Shkup, ku kishte 10-12 shkolla shqipe fillore në qytet dhe mbi 40-50 shkolla të tjera shqipe nëpër fshatra, në gjimnazin “Zef Lush Marku” mund të regjistroheshin vetëm tre klasë me nxënës shqiptarë me mësim në gjuhën shqipe – të tjerët duhej të mësonin maqedonisht ose të mos shkolloheshin, e të mos flasim për pamundësinë e regjistrimit në universitet).

Enverizmi i ambalazhuar si patriotizëm

Në anën tjetër, Shqipëria – pas Luftës së Dytë Botërore – kishte hyrë thellë në kauzën komuniste, duke u bërë, së pari projugosllave, pastaj prosovjetike dhe, në fund, prokineze, saqë ndikimi dhe interesi i saj për shqiptarët në ish Jugosllavi ka qenë gati i pahetueshëm. Ideologjia komuniste atje ishte vendosur mbi interesin kombëtar – më e rëndësishme ishte të jesh komunist i devotshëm sesa shqiptar patriot.

Megjithatë, për shqiptarët në Jugosllavi, duke qenë të shtypur nga regjimi i Titos ose, së paku, duke e ndjerë politikën antishqiptare të Serbisë ndaj tyre, veçmas në kohën e Rankoviqit, në fillimet e Jugosllavisë federative, dhe atë të Millosheviqit, në fund të Jugosllavisë, ishte krijuar një sentiment dashamirës ndaj Shqipërisë, jo vetëm si “shteti amë”, por edhe si “ama e shqiptarisë dhe e mbrojtjes së interesave kombëtare shqiptare”. Për shqiptarët e këndejkufirit, dashuria për Shqipërinë ishte akt patriotik dhe, rrjedhimisht, dashuria për Enver Hoxhën ishte shndërruar në patriotizëm shqiptar. Shqiptarët këndej as që donin t’ia dinin për krimet që bënte Enver Hoxha në atë kohë ndaj bashkëkombësve të tyre atje. Për ata mjaftonte që ai ishte “shteti amë”. Sipas silogjizmit logjik “Të gjithë njerëzit janë të vdekshëm. Sokrati është njeri. Andaj edhe Sokrati është i vdekshëm”, enveristët shqiptarë në Jugosllavi e kishin ndërtuar qëndrimin se “Enverizmi është patriotizëm shqiptar. Shqiptarët e mirë janë patriotë. Andaj shqiptarët janë enveristë.”. Mjaftonte kjo për të konkluduar, madje edhe sot veprohet kështu, që secili që ishte/është kundër Enver Hoxhës, të jetë tradhtar, titist, jugosllav, udbash etj.

Në këtë sentiment ndaj Shqipërisë sigurisht kanë luajtur rol të veçantë përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Europë dhe gjetiu, që i kanë indoktrinuar të rinjtë shqiptarë me këtë ideologji, të cilët do të jenë pastaj edhe nismëtarët e organizatave shqiptare, përgjithësisht ilegale, të cilat ishin antijugosllave, por i përkisnin spektrit ekstrem të majtë, andaj do të emërtoheshin “Fronti i Kuq”, “marksistë-lenininistët shqiptarë”, “lëvizja popullore”… etj., që i bie se Shqipëria – në emër të patriotizmit shqiptar – te shqiptarët në Jugosllavi po e sponsorizonte edhe ideologjinë enveriste të komunizmit më ekstrem që ka njohur historia.

Në këtë mënyrë, synimi ishte që shqiptarët në Jugosllavi të ndaheshin në shqiptarë “të ndershëm” (tradhtarë), ata që ishin integruar në institucionet e shtetit jugosllav, pavarësisht se mund të prodhonin edhe të mira për kombin e tyre, porse të gjithë ata etikoheshin si “jugosllave” ose “titistë”, dhe, në anën tjetër “shqiptarët patriotë”, që ishin antijugosllavë, por jo edhe antikomunistë. Ata ishin më komunistë se komunistët jugosllavë, në versionin më të egër të kësaj ideologjie, siç është enverizmi. Rrugë e tretë nuk u la, madje edhe sot rruga e tretë refuzohet: ose je me Titon ose me Enverin. Kjo dikotomi u krijua edhe për arsye se komunizmi (jugosllav e shqiptar) e kishte shkatërruar çdo celulë të organizatave nacionaliste shqiptare të spektrit të djathtë dhe tashmë në skenë ishin vetëm komunistët e të dyja anëve.

Për fat të keq, edhe sot – të gjithë ata që janë brumosur me këtë ideologji, ndërsa ata janë shumë dhe akoma janë në skenë – perceptimin për enverizmin si ideologji patriotike shqiptare dhe dashurinë për Enver Hoxhën e kanë njësoj. Eksponentë të tillë në Kosovë gjenden rëndom në partitë e dala nga lufta, ndërsa në Maqedoni të Veriut lidershipi i BDI-së është shembulli më tipik i këtij admirimi për Enverin dhe enverizmin.

Më ka rastisur që me disa prej tyre të bisedoj dhe sa herë që u përmenden krimet që i ka bërë Enver Hoxha ndaj shqiptarëve, argumenti i tyre është relativizimi: “Enveri ishte i detyruar t’i bënte ato vepra, sepse vetëm ashtu forcohej shteti” dhe “Enveri bëri shkolla, fabrika, spitale, asfaltoi rrugë, bëri ura, e solli elektrifikimin etj.”, duke i rënë me fshesë faktit se Enver Hoxha dhe aparati i tij shtetëror ka vrarë mijëra shqiptarë pa gjyq ose me gjyq politik, ka internuar dhjetëra mijë shqiptarë, ka arrestuar dhjetëra mijë shqiptarë të tjerë për shkaqe politike (akuzat: ballist, zogist, titist, stalinist, maoist, revizionist) dhe një populli të tërë ia ka retushuar dashurinë për atdheun dhe kombin, në masën që kur ra komunizmi, thuajse të gjithë ishin gati ta braktisnin Shqipërinë, ndërsa për neve ishte habi se si pak njerëz nga ata kishin ndonjë emocion dashurie për flamurin kombëtar.

Armiku absolut

Është e vërtetë se shqiptarët dolën nga komunizmi, por komunizmi nuk doli nga shqiptarët. Enveristët, duke e ndërtuar oponencën me “armikun e klasës”, “borgjezin”, “revizionistin” etj., në të vërtetë e kanë justifikuar pasionin e tyre për ta përfituar dhe mbajtur pushtetin me çdo mjet, qoftë edhe me dhunë, gjithnjë sipas leksioneve të Leninit se idealet e ideologjisë përmbushen vetëm përmes pushtetit (Lenini:“Marrja e pushtetit politik është vetëm fillimi i revolucionit, jo fundi i tij.”). Në këtë mënyrë, qasja e këtillë ndaj oponencës ka vazhduar edhe në pluralizëm. Për Ali Ahmetin, si enveristi i fundit në Maqedoninë e Veriut, partitë që janë në oponencë me të nuk janë alternativa politike, me programe politike që ai mund të mos pajtohet dhe për të cilat ai ka vërejtje, por shqiptarët e tjerë për të janë “vasalë”, “hyzmeqarë”, “zagarë”, “antishqiptarë”. Sepse, sipas tij dhe racës së enveristëve, patentën e asaj çfarë është shqiptari, patriotizëm shqiptar, interes kombëtar, e kanë blerë ata dhe askush tjetër nuk mund të jetë shqiptar si ata e sa ata. Sipas kësaj logjike, ata janë tharmi i shqiptarisë dhe prandaj vetëm ata meritojnë të jenë në pushtet. Pa ata s’bën. Nëse ata nuk janë në pushtet, shqiptaria zhduket.

Kjo është matrica tipike komuniste, që – përveçse nuk lejonte as parti të tjera, madje as organizata civile jopolitike – ajo nuk duron dikë që mund të jetë oponencë. Stalini i kishte “kulakët”, Enveri i kishte “armiqtë e klasës”, Tito i kishte “informbyroistët”, ashtu si sot që enveristët e kamufluar çdo oponencë e shohin si armik që duhet zhdukur, e jo si një opsion politik me të cilin ke dallime dhe me të cilin edhe mund të bashkëpunohet nëse diku të puqen rrugët. Përkitazi me këtë Carl Schmitt-i, në “Teoria e partizanit”, thotë se ishte po ashtu Lenini ai i cili “armikun e vërtetë e bëri armik absolut”, i cili jo vetëm që duhet të mposhtet në luftë, por thjesht duhet të shfaroset fare.

Agresorët hedhin valle në sy të viktimave

Derisa flasim për mbetjen komuniste, njerëzve rëndom u kujtohen personalitete që ishin të fuqishëm në atë sistem, që mbetën ose u bënë të fuqishëm edhe në sistemin pluralist. Fjala bie, njëri ndër ministrat e fundit të Punëve të Brendshme në Shqipërinë komuniste deri në vitin 2021 ka qenë edhe kryetar Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Këso shembuj ka plot dhe gjithandej në vendet komuniste dhe kjo nuk është më tragjikja. Nuk është tragjike as konspiracioni (shpesh edhe i argumentuar) se krejt partitë e reja, që u krijuan në pluralizëm, janë derivat ose direktivë e Partisë së Punës.

Më problematik se kaq është se Shqipëria e re, edhe 35 vjet pas rënies së komunizmit, nuk e ka dënuar me asgjë krimin komunist. Mjafton të vizitohet “Shtëpia e gjetheve” në Tiranë (muzeu i përgjimeve në Shqipërinë komuniste), që të shihet se çfarë krimesh ka lënë pas komunizmi. Por, nuk dimë asnjë prokuror, gjykatës, hetues, shef policie ose shef i shërbimit sekret të jetë dënuar për shkak të krimeve që i ka bërë. Viktimat janë aty, agresorët hedhin valle, ndërsa shteti sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Është për t’u habitur se si ka mundësi që edhe e a.q. e djathta shqiptare nuk e ka ngritur këtë çështje dhe ka lejuar që ajo të kalojë si asgjë. Në vitin 1991, por sigurisht deri në ditët tona, ishin ose janë akoma gjallë ata që kanë marrë aso vendimesh drakonike, ata që kanë vendosur për pushkatimet, internimet, ekzekutimet ose burgjet për arsye politike, por nuk kemi regjistruar asnjë rast që dikush nga ata të jetë dënuar për ato vendime.

Kjo flet se dikush, në këtë rast pushtetarët e rinj të së majtës e të së djathtës, i kanë mbrojtur të gjithë ata që i kanë duart e lara me gjak shqiptari dhe të cilët i kanë nënshkruar vendimet më famëkëqija, duke shkatërruar familje të tëra dhe duke e poshtëruar një komb të tërë.

Përtej kësaj, pasi që ata njerëz ndjehen rehat dhe e shohin se askush nuk i trazon, sot figurat e komunizmit ngrihen në piedestal. Slogani “Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje” (në analogji me “Edhe pas Titos, Tito”) nënkupton se Enver Hoxha (më saktë enverizmi) nuk vdes kurrë, që nuk është vetëm si lexim ideologjik shqiptar, por edhe si lexim i përgjithshëm komunist, në përgjithësi, sepse sipas Trockit, revolucioni kurrë nuk përfundon, ai vetëm transformohet (Trocki: “Revolucioni fillon në kuadër kombëtar, por nuk mund të përfundojë aty; ai shndërrohet në revolucion botëror.”).

Për fat të keq, shumë shqiptarë të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, por edhe të mërgatës perëndimore, vazhdojnë të mos i regjistrojnë e konsiderojnë krimet e komunizmit në Shqipëri. Ata kanë ndaluar aty kur enveristi ishte patrioti dhe titisti ishte tradhtari, andaj – për ta – çdo sulm ndaj Enverit dhe enverizmit është titizëm, rrjedhimisht – sipas një silogjizmi të tillë logjik – antishqiptari. Për ata, krejt krimet e Enver Hoxhës dhe bandës së tij kriminale janë të justifkueshme, sepse vetëm ashtu bëhej shteti.

Sikur kjo të përfundonte këtu, mbase edhe do të trajtohej si nostalgji ose emocion i së kaluarës, pro kur sheh se enveristët vazhdojnë të sillen edhe sot po me atë agresivitet, pse jo edhe dhunë, ndaj mendimit ndryshe, ndaj oponencës, kjo flet se po të kenë më shumë fuqi dhe po të mos jemi në kushte të mbikëqyrjes ndërkombëtare, dhuna do të ishte plotësisht legjitime, ashtu si në kohën Enverit vetë.

Kush e fal kriminelin, e amniston krimin!

Ndonëse Parlamenti Shqiptar më 2006 ka miratuar një rezolutë “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri” dhe më 2016 e ka miratuar edhe një rezolutë tjetër “Për dënimin e krimeve të komunizmit ndaj klerikëve fetarë”, ajo që e shohim në praktikë lë shumë për të dëshiruar. Asnjë i dënuar nga kriminelët dhe askush i dëmshpërblyer nga shteti për dëmin e shkaktuar.

Në të vërtetë, duke e dënuar realisht komunizmin, duhet të krijohet mundësia e ndëshkimit të të gjithë atyre që e kanë përdorur fuqinë e pushtetit për të ushtruar krime ndaj njerëzve për arsye ideologjike ose politike. Pas kësaj, duhet të ketë një ligj tjetër që ua ndalon fëmijëve të familjeve të tilla që të ushtrojnë funksione publike, sepse supozohet se ata do ta përdorin pushtetin për t’i fshehur ose zhdukur gjurmët e familjarëve të tyre, që kanë kryer krime të tilla. Po ashtu në sistemin arsimor duhet të hiqen të gjitha përmbajtjet që e lartësojnë të kaluarën komuniste dhe në kulturë të mos lejohen më këngë ose vepra arti që e madhërojnë atë periudhë.

Shoqëritë shqiptare, kudo që janë, kanë nevojë që përfundimisht të çlirohen nga kthetrat e komunizmit, ta pranojnë pluralizmin dhe të mësohen ta bëjnë jetën politike sipas standardeve që i bën gjithë bota demokratike.

The post “Enver Hoxha ka vetëm ditëlindje” appeared first on Identiteti.info.

Georgievski paralajmëron: Serbia po uzurpon Maqedoninë ndërsa diskutojmë ‘bullgarizimin’
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, në një intervistë të fundit për portalin “Racin”, ka ngritur zërin me kritika të ashpra kundër asaj që ai e përkufizon si një hipokrizi politike thellësisht të rrënjosur në vend.

Georgievski thekson se shteti po përballet me një proces të fuqishëm asimilimi serb, ndërkohë që diskursi publik dhe strukturat e vetëshpallura “patriotike” mbeten pothuajse tërësisht të përqendruara te narrativa e “bullgarizimit”, duke lënë pas dore një kërcënim, sipas tij, më urgjent.

Sipas Georgievskit, është jashtëzakonisht shqetësuese heshtja e institucioneve shtetërore dhe e opinionit publik përballë pretendimeve dhe uzurpimit kulturor serb. Ai vë në dukje rritjen e përdorimit të termave si “Serbia Jugore” dhe “Serbia e Vjetër”, të cilat, sipas tij, përdoren pa hasur në asnjë lloj reagimi apo kundërshtimi nga pala maqedonase. “Jemi dëshmitarë të një uzurpimi të plotë, jo vetëm të historisë maqedonase, por edhe të së tashmes maqedonase,” thekson Georgievski, duke shprehur zhgënjimin se asnjë prej atyre që e quajnë veten patriotë nuk ndërmerr veprime kundër këtij fenomeni.

Ish-kryeministri e shtrin analizën e tij edhe te gjendja e rëndë e gjuhës maqedonase, duke argumentuar se ajo po rrezikohet mbi të gjitha nga vetë maqedonasit. Ai hedh pyetjen retorike se sa individë sot flasin maqedonishten standarde letrare, ndërsa kritikon rolin e mediave dhe industrisë muzikore, të cilat, sipas tij, shpesh shpërfillin normat gjuhësore. “Mbrojtja e gjuhës duhet të nisë nga brenda,” nënvizon ai. Në këtë kontekst asimilimi kulturor, Georgievski thekson se në evente shoqërore si dasmat apo pagëzimet, deri në 95 për qind e muzikës së luajtur është serbe, një fakt që, sipas tij, qëndron në kontrast të fortë me thirrjet e vazhdueshme për patriotizëm maqedonas. Ai e cilëson këtë situatë si “të tmerrshme dhe qesharake, por aspak argëtuese”.

Duke thelluar argumentin e tij për historinë, Georgievski flet për një “serbizim radikal të historiografisë maqedonase”, i cili, sipas tij, shkon shumë më larg sesa akuzat e shpeshta për një të ashtuquajtur “bullgarizim”. Ai kujton se edhe udhëheqësit komunistë dikur kishin një vijë të kuqe më të prerë ndaj politikës së Serbisë së Madhe, ndërsa sot, siç shprehet ai, po dëshmohet një rehabilitim i plotë i Jugosllavisë së Karagjorgjeviqëve në Maqedoninë e Veriut. Si dëshmi shtesë, Georgievski thekson pjesëmarrjen e përfaqësuesve shtetërorë maqedonas në përvjetorë të festave dhe ngjarjeve historike serbe, si Zebërnjaku, Kajmakçallani dhe beteja e Bregalnicës, ku sërish përdoren terma problematikë. “Kë po e bëni budalla në këtë shtet?” pyet ai retorikisht. Në përfundim, Georgievski i drejton kritika edhe Bullgarisë në lidhje me Korridorin 8, duke vlerësuar se, pavarësisht deklaratave zyrtare, mungojnë projekte konkrete infrastrukturore nga ana bullgare.

The post Georgievski paralajmëron: Serbia po uzurpon Maqedoninë ndërsa diskutojmë ‘bullgarizimin’ appeared first on Identiteti.info.

Stresi dhe palumturia pas fasadës: Çmimi i shtirjes si i pasur!
Ndonjëherë, a keni ndjerë atë shqetësim kur dikush bën përpjekje të dukshme për të impresionuar? Është sikur biseda, në vend që të rrjedhë lirshëm, të kthehet pafundësisht rreth temave të parasë, luksit dhe arritjeve personale. Kjo ndjesi e diskomfortit nuk vjen pa arsye.

Shkenca e psikologjisë tregon se mendja jonë e percepton shpejt moskongruencën midis fjalëve të dikujt dhe realitetit të tij. Shumë individë e kuptojnë këtë dinamikë pas ndonjë përvoje financiare të gabuar, kur përpiqen të lënë përshtypje te persona të gabuar me “dijen” e tyre për financat. Pikërisht atëherë, shumica nxjerr një mësim thelbësor: diferenca mes pasurisë së vërtetë dhe vetëm dukjes si i pasur është më e qartë sesa mund të mendohet fillimisht.

Por, cila është arsyeja pas kësaj dëshire për t’u shfaqur më i pasur sesa realisht je? Sipas Dr. Jessica Tracy, një profesoreshë psikologjie në Universitetin e British Columbia, kjo nevojë nuk ka të bëjë aq shumë me paratë, sa me identitetin dhe perceptimin e vetvetes. Ajo thekson se kur njerëzit nuk e ndiejnë veten mjaftueshëm të vlefshëm, shpesh kërkojnë mbështetje te shenjat e jashtme të statusit për të mbuluar një zbrazëti të brendshme.

Këto përpjekje shpesh duken jo autentike, veçanërisht për ata që gëzojnë siguri financiare të mirëfilltë. Një pikëpamje të ngjashme ndan edhe Dr. Tim Kasser, profesor psikologjie në Universitetin e Rochesterit dhe një autoritet i njohur globalisht në studimin e materializmit. Dr. Kasser vëren se individët të fiksuar pas fasadës së pasurisë shpesh përjetojnë nivele më të larta stresi dhe një ndjenjë boshatisjeje. Përkundrazi, ata që janë vërtet të pasur rrallë e ndiejnë nevojën për t’ua dëshmuar këtë të tjerëve. Pikërisht këto modele sjelljeje na ndihmojnë të dallojmë shpejt ata që thjesht përpiqen të shfaqen si të pasur.

Një nga shenjat kryesore është kur dikush sjell në mënyrë të vazhdueshme dhe të panevojshme bisedën te paratë dhe pasuria, edhe kur tema nuk ka lidhje. Mund të jeni duke folur për motin, dhe ata menjëherë përmendin “vilën e tyre në bregdet ku gjithmonë shkëlqen dielli”. Apo ndoshta flisni për hobet, dhe ata fillojnë të tregojnë për shpenzimet e mëdha të aktiviteteve të tyre. Individët me siguri të vërtetë financiare rrallëherë e ndiejnë këtë domosdoshmëri për t’i dëshmuar dikujt vlerën e tyre.

Po ashtu, një tjetër tregues është obsesioni me përmendjen e markave të shtrenjta. “A kjo? Ah, thjesht një Burberry,” ose “E përmenda çantën time Louis Vuitton?” Këta persona i përdorin emrat e markave si trofe, duke dashur që të tjerët të dinë saktësisht markën e çdo gjëje që mbajnë, madje edhe pa u pyetur. Për dallim, ata që zotërojnë pasuri reale shpesh vlerësojnë komoditetin dhe funksionalitetin më shumë se etiketat. Shpeshherë, ata që shtiren si të pasur, gjithmonë kanë një justifikim për çdo gjë që duket se mungon në jetën e tyre.

Pse udhëtojnë me një makinë të vjetër? “E reja është në servis.” Pse nuk i ftojnë miqtë në shtëpi? “Shtëpia është në rinovim.” Këto shpjegime të vazhdueshme janë sfilitëse dhe zbulojnë një përpjekje mendore për të ruajtur një imazh që nuk përputhet me realitetin. Së fundmi, paqartësia kur flitet për punën dhe burimet e të ardhurave është një shenjë paralajmëruese. Fraza si “merrem me investime” ose “kam disa burime të ardhurash” janë shpesh fjalëkalime. Njerëzit me sukses të mirëfilltë zakonisht shpjegojnë thjesht atë që bëjnë.

Disa persona teprojnë me shfaqje luksoze të panevojshme, si për shembull insistimi për të paguar faturën në një restorant me shumë bujë, edhe pse më pas mund të mësoni se mezi mbulojnë qiranë. Kjo “bujari” e sforcuar shpesh fsheh një kompensim të tepruar, ku pavarësisht borxheve, ata shpenzojnë për të ruajtur një pamje të suksesshme. Një tjetër karakteristikë është kritika ndaj të tjerëve për zgjedhjet e tyre financiare, si p.sh. “Kurrë nuk do udhëtoja në klasë ekonomike” ose “Nuk e kuptoj pse dikush do blinte në diskont.” Këto komente zbulojnë pasiguri personale, pasi individët e kënaqur me jetën e tyre nuk ndiejnë nevojën të nënçmojnë zgjedhjet e të tjerëve.

Gjithashtu, flitet vazhdimisht për pasurinë e “ardhme” ose “potenciale”. Fraza si “Kur të realizohet investimi im…” ose “Kur të ecë biznesi siç duhet…” tregojnë shpesh probleme financiare në të tashmen. Studimet tregojnë se ata që projektojnë vazhdimisht pasurinë në të ardhmen, shpesh kanë një realitet financiar të paqëndrueshëm. Ata që zotërojnë vërtet pasuri, përqendrohen te çfarë kanë sot. Së fundmi, një shenjë tjetër është bërja mbrojtëse kur u kërkohen detaje konkrete.

Nëse pyesni për diçka specifike rreth “pasurive” ose “biznesit të suksesshëm”, përgjigjet janë shpesh evazive, të ndërlikuara ose shoqërohen me nervozizëm. Pasuria autentike nuk kërkon mbrojtje; nëse dikush ka prona me qira, ai do të flasë për to pa u ndier i sulmuar. Dhe gabimi më i madh është ngatërrimi i borxhit me pasurinë. Shpenzimi i parave që nuk i ke, qoftë përmes kredive për makina luksoze apo për udhëtime të shtrenjta, nuk është pasuri. Pasuria e vërtetë matet me stabilitetin dhe aftësinë për të përballuar humbjet, jo me atë që mund të financosh me borxh.

The post Stresi dhe palumturia pas fasadës: Çmimi i shtirjes si i pasur! appeared first on Identiteti.info.

Kush shan mërgatën, shan shtëpinë e vet!
Astrit Gashi

Në teatrin e sotëm politik, orvatja për të delegjitimuar mërgatën nuk është thjesht një gabim taktik por është një akt i dëshpëruar i një klase që refuzon të shohë veten në pasqyrë.

Kur zgjidhet goditja ndaj mergatës, në fakt po goditet shtylla kurrizore e shtëpisë sonë, duke dëshmuar një verbëri shoqërore që kufizohet me vetëshkatërrimin.

Ky diskurs, i orkestruar nga figura që shpesh nuk gëzojnë as besimin e rrethit të tyre të ngushtë, tenton të maskojë dështimin për të prodhuar një ofertë dinjitoze politike!

Është paradoksale që, në vend të një reflektimi të thellë dhe një kërkimfaljeje publike për vite të tëra opozitarizmi steril, zgjidhet rruga e fyerjes ndaj atyre që e mbajtën gjallë këtë vend në ditët më të vështira.

Kjo valë urrejtjeje nuk është organike. Ajo ushqehet dhe mirëmbahet nga mekanizma mediatikë të porositur, që nuk përfaqësojnë as interesin e diasporës dhe as atë të Kosovës. Ky investim i huaj në përçarjen tonë të brendshme synon të shkëpusë urën e vetme që mban gjallë shpresën për një shtet të pavarur nga nëntoka e antivlerave, duke goditur lidhjen e pathyeshme mes popullit dhe vëllezërve të tij në mërgim.

Dyfyrtësia dhe hipokrizia e këtij sulmi kap kulmin kur kuptojmë se po e shajmë pikërisht atë mërgatë që prodhoi krenarinë tonë botërore. Si mund të delegjitimohet diaspora që i dha kombit emra si Dua Lipa, Rita Ora, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri? Këta emra janë dëshmia e gjallë se kur talenti kosovar gjen liri dhe mundësi, ai pushton majat e botës. T’i shpallësh këta njerëz “të huaj” apo të parëndësishëm në momentin që ata duan të kontribuojnë për vendin e tyre përmes votës, është jo vetëm mosmirënjohje, por një vetëvrasje kulturore dhe politike.

Faktet elektorale janë të pamëshirshme të cilat tregojnë së mbështetja për ndryshimin nuk është importuar nga jashtë por ajo ka lindur dhe është rritur brenda Kosovës. Diaspora vetëm sa i dha zë dhe vulë një vullneti që ekzistonte tashmë.

Thjesht, saktë dhe qartë: dështimin e korrët këtu, në shtëpinë tuaj, në lagjen tuaj. Mërgata ishte vetëm dëshmitarja e këtij verdikti.

Të sulmosh këtë lidhje organike do të thotë të mohosh realitetin e çdo familjeje kosovare, ku kufiri fizik nuk ka arritur kurrë të ndajë fatin ekonomik, moral apo politik. Ky nuk është një debat mbi votat, por një krizë argumentesh; kur mungojnë idetë e reja dhe reforma reale, “tjetri” shndërrohet në alibi.

Mërgata nuk është një armik politik, por një zgjatim jetik i qenies sonë kombëtare. Çdo përpjekje për ta portretizuar si një faktor destabilizues është shenjë e një politike të vjetruar që ushqehet me nepotizëm. Nëse degët e dikurshme të partive në diasporë sot duken të shuara, ky nuk është sukses i dikujt tjetër, por dështim i juaji për të frymëzuar besim.

Populli nuk mund të mashtrohet më. Nuk është mërgata ajo që e ka varfëruar debatin, por paaftësia e një klase politike për të kuptuar se një komb që shan shtëpinë e vet, është një komb që ka humbur busullën e të ardhmes. Reforma e vërtetë fillon duke pranuar se mërgata nuk është fajtori, por pasqyra e një dështimi që ju ende refuzoni ta korrigjoni

The post Kush shan mërgatën, shan shtëpinë e vet! appeared first on Identiteti.info.

Kur të jesh vetëm….
Nga Veton Ademi

“Kur ta humbasësh bashkëshorten, nuk do të ketë askush që do të kujdeset për ty siç kujdesej ajo.

Kur ta humbasësh gruan, bota jote do të ndryshojë.

Do të zgjohesh një mëngjes me dhimbje fyti, do të përpiqesh t’ia thuash një të dashuri, por atij nuk do t’i interesojë shumë. Do të zgjohesh një mëngjes nervoz dhe i tërbuar, por nëse i përgjigjesh gabim dikujt, atëherë do të duhet të kërkosh falje, sepse kështu ndodh… ndërsa ajo do të të kuptojë dhe do të të thotë se të donte edhe me karakterin tënd. Të tjerët jo.

Do të udhëtosh dhe çdo herë, sapo të mbërrish, do të mendosh ta telefonosh për ta qetësuar, sepse një grua që e di që burri i saj është në udhëtim, pret që ai të arrijë shëndoshë e mirë në mënyrë që të marrë frymë normalisht përsëri.

Në çdo sukses që ke, gjysma e gëzimit që do të ndjesh në atë moment do të errësohet nga hidhërimi i pamundësisë për ta ndarë këtë rezultat së bashku me të.

Do të jetë e çuditshme të ulesh në një tavolinë për Bajram apo për Vitin e Ri dhe të kuptosh se askush nuk do të shikojë pjatën tënde për të parë nëse je i uritur dhe askush nuk do të të shikojë në sy për të parë nëse…” Je i mërzitur ose i qetë… sepse vetëm AJO DI GJITHÇKA PËR TY.

Me këtë letër nuk dua të të them se askush nuk do të të dojë ose se do të jesh plotësisht vetëm. Dua vetëm të kuptosh se askush nuk do të të dojë më shumë sesa e do veten.

Do ta ndjesh pranë teje në momentet më të vështira, do ta dëgjosh zërin e saj në momentet ej jetës së përditshme, duke të të shpjeguar se si të bësh një gjë të caktuar, por mbi të gjitha do ta ndjesh kur të jesh i sëmurë dhe ajo do të jetë ngushëllimi yt.”

Prandaj, duajini me shpirt gratë e juaja!

The post Kur të jesh vetëm…. appeared first on Identiteti.info.

Mendo tri herë para se të votosh!
Të dashur qytetarë për herë të tretë brenda vitit ju kërkohet të dilni për të votuar. Besimi juaj është shkelur, sepse politika ka dështuar aty ku duhej të tregonte maturi, aty ku duhej të lexonte drejt votën tuaj dhe të vendoste interesin e përbashkët mbi egon personale.

Nga Astrit Gashi

Historia na mëson se liria pa përgjegjësi është iluzion. Sot, vota nuk ju paraqitet si zgjedhje mes vizioneve, por si përballje me mungesën e tyre. Prandaj duhet kujdes i veqantë së cilën të keqe të zgjrdhim. Asnjë listë, asnjë parti nuk buron nga meritokracia dhe vlerat. Kandidatët nuk janë fryt i dijes, punës dhe karakterit, por i servilizmit, imponimit dhe kalkulimeve të mbyllura. Shteti ynë i ndërtuar me gjak dhe sakrificë po prodhon institucione të dobëta, përfaqësues që mezi e përballojnë peshën morale të funksionit që mbajnë.

Zgjedhjet kanë ardhur, por mungon figura unifikuese ai zë që mund ta nxirrte vendin nga ky labirint politik, ku çdo rrugë duket se kthehet te e njëjta zbrazëti. Nuk ka grupim që bindshëm e meriton besimin tuaj por keta nuk po marrin vesh nuk po lexojnë votën tuaj së duhet kompromis. Dhe kjo është kriza më e thellë e demokracisë jo mungesa e votës, por mungesa e përgjegjësisë dhe e vizionit nga klasa politike

Prandaj, mendoni tri herë kë do ta votoni. Jo nga inati, jo nga zakoni, jo nga frika. Sepse vota nuk është thjesht shenjë në fletëvotim ajo është një gjykim moral mbi të ardhmen. Me dorën tuaj nuk po zgjidhni vetëm një emër po vendosni nëse do ta plagosni edhe më tej shtetin që u ndërtua me gjak dhe sakrificë.Kur mungojnë vlerat, çdo votë e gabuar bëhet barrë për brezat që vijnë. Vota protëstë alternativa me reale!

Zoti na ndimoftë!

The post Mendo tri herë para se të votosh! appeared first on Identiteti.info.

Meritokracia është prova e vetme e besimit qytetar për koalicionin VLEN
Fatmir Limani

Ministër i Rinisë, Demografisë dhe Politikës Sociale

Nëse vërtet synojmë që koalicioni VLEN ta ruajë dhe ta forcojë besimin e qytetarëve, duhet të jemi të sinqertë para vetes dhe para publikut së besimi nuk fitohet me emra, poste apo pazare politike, por me punë, përgjegjësi dhe respekt real për kontributin e secilit individ.

Shoqëria jonë është e lodhur nga përjashtimi, nga përzgjedhjet selektive dhe nga një kulturë politike që shpërblen afërsinë e jo vlerën. Të rinjtë, familjet dhe qytetarët në përgjithësi që na kanë votuar presin një model tjetër qeverisjeje një model ku meritokracia nuk mbetet slogan elektoral, por shndërrohet në praktikë të përditshme institucionale.

Nëse duam ndryshim të vërtetë, nuk mjaftojnë thirrjet morale. Ndryshimi kërkon sistem, rregulla dhe standarde të qarta. Prandaj, angazhimi ynë mbështetet mbi tri shtylla themelore:

Transparenca radikale në çdo proces punësimi dhe avancimi duhet të jetë i hapur për sytë e publikut. Meritokracia fillon aty ku rezultati, kualifikimi dhe përgatitja profesionale flasin më fort se lidhjet partiake.

Llogaridhënia përmes performancës për secilin, posti nuk është privilegj i përjetshëm, por përgjegjësi e matshme. Kush merr besimin për të udhëhequr, duhet të vlerësohet mbi bazën e rezultateve konkrete për qytetarët.

Hapja ndaj ekselencës, institucionet duhet të jenë shtëpia e trurit dhe e talentit. Të rinjtë tanë më të mirë, pavarësisht prapavijës, duhet të kenë vendin që u takon në vendimmarrje.

Si Ministër i Rinisë, Demografisë dhe Politikës Sociale, çdo ditë shoh pasojat e drejtpërdrejta të mungesës së drejtësisë. Kur një i ri nuk sheh perspektivë, ai largohet. Kur një familje nuk sheh stabilitet dhe siguri për të ardhmen, ajo humb besimin. Prandaj politikat tona po ndërtohen mbi vlera familjare, përgjegjësi morale dhe drejtësi shoqërore.

VLEN ka lindur si shpresë për ndryshim. Por shpresa nuk mjafton nëse nuk shoqërohet me sjellje të re politike dhe standarde të reja etike. Askush nuk duhet të vlerësohet për atë që njeh apo për interesat që përfaqëson përkohësisht, por për atë që punon dhe kontribuon realisht në seilën lagje, në secilën komunë. Të vletsojmë ata që na sollën fitoren, nënat dhe motrat tona, rininë tonë të mrekullushmë të ndalim në vend.

Lufta me bërryla, mospërfillja e aktorëve që sollën bashkimin dhe ndërtuan këtë forcë të përbashkët që sot quhet VLEN, si dhe hapja e dyerve për figura të dyshimta që deri dje e luftonin këtë koalicion, do të ishte fatale për të gjithë ne duke zgjenyre secilin votues që besoj në sloganin “ Jemi një zë”

Nëse veprohet mbi logjikën “mbledh çfarë të bie përpara” vetëm sepse dikush të përkëdhel përkohësisht, atëherë ekziston rreziku real që në ditën e emërimit të liderit të fillojë edhe shkatërrimi i VLEN-it.

Sepse mbi të gjitha, edhe politika duhet të zhvillohet me moral.

Thirrje për reflektim dhe përgjegjësi

Thirrja ime është e qartë dhe e drejtpërdrejtë:

• Të respektojmë kontributin e çdo individi;

• Të vendosim përgjegjësinë mbi privilegjin;

• Të mbrojmë vlerat familjare si themel të shoqërisë;

• Të ndërtojmë institucione ku puna flet më fort se fjalët.

Nëse VLEN dëshiron të jetë një alternativë reale dhe e besueshme, duhet të jetë shembull i meritokracisë, ndershmërisë dhe respektit njerëzor. Vetëm kështu qytetarët do të na besojnë jo vetëm sot, por edhe nesër.

Sepse politika që nuk bazohet në vlera, nuk ka të ardhme. Sot është dita që secili prej nesh të reflektojë për të mirën tonë të përbashkët, nesër do të jetë vonë!

The post Meritokracia është prova e vetme e besimit qytetar për koalicionin VLEN appeared first on Identiteti.info.

Kërkesë në adresë të gabuar
Nga Jeton Shasivari

Gazetarja e mirënjohur dhe producentja e parë shqiptare nga Shkupi si dhe kolege avokate Dijana Toska e prekur nga deklarata e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Elisa Spiropali për reciprocitetin në trajtimin e minoriteteve, ku shqiptarët në Maqedoninë e Veriut i përmendi në të njëjtën fjali me pakicën maqedonase në Shqipëri, kërkoi sqarim të menjëhershëm dhe zyrtar nga institucionet e shtetit shqiptar.

Nuk bëhet fjalë as për lapsus, as për mosdije, e as për ndonjë ndryshim të politikës zyrtare shqiptare.

Bëhet fjalë për zbatim të së drejtës ndërkombëtare të Këshillit të Evropës dhe të drejtës kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Kërkesa e gazetares Toska nuk duhet drejtuar Shqipërisë por, LSDM-së, BDI-së dhe PLD-së, sepse këto tri parti politike si koalicion qeveritar para 21 viteve respektivisht më 16 prill 2004 nëpërmjet Ministrit të Punëve të Jashtme Ilinka Mitreva në Këshillin e Evropës kanë depozituar deklaratë mbi Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (e ratifikuar nga Republika e Maqedonisë në vitin 1997) ku thuhet se, duke iu referuar Konventës Kornizë dhe duke marrë parasysh ndryshimet e fundit në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë paraqet deklaratën e rishikuar për të zëvendësuar dy deklaratat e mëparshme mbi Konventën e lartpërmendur: termi “pakica kombëtare” i përdorur në Konventën Kornizë dhe në dispozitat e së njëjtës Konventë do të zbatohet për qytetarët e Republikës së Maqedonisë që jetojnë brenda kufijve të saj dhe që janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom dhe popullit boshnjak. (Për më tepër linku me statusin e ditës së sotme:

https://www.coe.int/en/web/conventions/full-list?module=declarations-by-treaty&numSte=157&codeNature=10&codePays=TFY

Edhe përkundër asaj se, askund në tekstin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001, e as në ndryshimet kushtetuese të vitit 2001 nuk përmendet fare termi: pakicë kombëtare (por termi: komunitete që nuk janë shumicë) si dhe në Komitetin për marrëdhënie midis komuniteteve që përbëhet prej 19-të anëtarëve prej të cilëve nga shtatë anëtare nga radha e deputetëve maqedonas dhe shqiptarë të Kuvendit (pra, përfaqësimi me paritet të barabartë midis maqedonasve dhe shqiptarëve në Dhomën “e dytë” joformale të popujve – Amendamenti i XII-të kushtetues i vitit 2001) megjithatë pushteti i atëhershëm i vitit 2004 edhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit edhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2001 i betonoi me statusin e shqiptarëve si pakicë kombëtare edhe atë me “tapi ndërkombëtare dhe kushtetuese” sipas të drejtës ndërkombëtare të Këshillit të Evropës dhe të drejtës kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.

Për ata që mund të pyesin përse në vitin 2004 është depozituar kjo deklaratë qeveritare deri te Këshilli i Evropës, përgjigjja është e thjeshtë: sepse deri në vitin 2004 ishte afati i fundit i realizimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Nëse nuk kujdesemi për veten, Shqipëria nuk ia del dot!

The post Kërkesë në adresë të gabuar appeared first on Identiteti.info.

Të gjithë fajtorë, përveç Ali Ahmetit?
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka paralajmëruar një “reformë të thellë” partiake.

Nga Astrit Gashi

Fjala reformë tingëllon e madhe, pothuajse, por përmbajtja e saj mbetet e kufizuar kur analizohet nga afër. Riformatimi i paralajmëruar për 20 dhjetorin përfshin largimin e rreth 70 për qind të kryesisë partiake, me emra që bien njëri pas tjetrit, si në një ritual paszgjedhor të pastrimit politik. Të gjithë përgjegjës. Të gjithë fajtorë. Me një përjashtim të vetëm lideri historik, “baba i partisë”, siç e quajnë disa militantë.

Nëse BDI pranon se ka dështuar rëndë në përfaqësim, qeverisje lokale dhe lidhje me elektoratin, atëherë pyetja thelbësore është e pashmangshme së kush e ndërtoi këtë strukturë për më shumë se dy dekada? Kush e drejtoi, e formësoi dhe e mbrojti atë në çdo fazë të saj? Përgjegjësia në politikë nuk mund të jetë një koncept abstrakt dhe as kolektiv anonim. Reforma që nuk prek lidershipin është më shumë alibi sesa guxim politik.

Ironia thellohet edhe më tej kur ky proces “riformatimi” rrezikon të prodhojë një migrim të figurave të konsumuara drejt partive të tjera, duke e kthyer skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në një qarkullim personash, jo idesh. Partitë ndërrojnë emra, por jo mentalitet; fytyrat lëvizin, ndërsa konceptet mbeten të njëjta. Në këtë cikël, elektorati mbetet sërish spektator i një loje të vjetër të paketuar si risi.

Një tjetër dimension kritik i kësaj “reforme” është mungesa e përfshirjes reale të grave dhe të rinjve. Për vite me radhë, BDI ka funksionuar si një strukturë e mbyllur, hierarkike dhe thellësisht maskuline, ku rinia ka shërbyer kryesisht si dekor elektoral, ndërsa gratë janë trajtuar si kuotë statistikore, shpesh të margjinalizuara dhe të nënvlerësuara, madje edhe objekt talljeje apo abuzimi verbal nga figurat e vjetra të partisë. Pa një thyerje reale të këtij modeli, çdo pretendim për ndryshim mbetet formal dhe i përkohshëm.

Shembulli i fundit i partisë opozitare maqedonase LSDM është ilustrues dhe paralajmërues. Edhe atje u shpall një “reformë” pas humbjeve elektorale, u fol për përgjegjësi kolektive dhe për largime nga strukturat drejtuese, por pa një ballafaqim serioz me rolin e lidershipit dhe pa adresuar shkaqet strukturore të dështimit. Rezultati ishte i kundërt nga ai i synuar e revolta nuk u shua, por sapo ka filluar. Pakënaqësia u zhvendos nga nivelet e larta drejt bazës, duke e bërë partinë më të brishtë dhe më të fragmentuar.

Nëse e njëjta logjikë aplikohet edhe në BDI, atëherë skenari është i parashikueshëm. Pakënaqësi e heshtur, tension i brendshëm dhe një opozitë shqiptare e dobësuar, ndërkohë që partitë qeveritare përfitojnë nga kriza e kundërshtarëve të tyre. Kur opozita merret me alibi dhe jo me përgjegjësi reale, pushteti forcohet pa asnjë përpjekje shtesë. Në këtë kuptim, “reformat e kontrolluara” të opozitës shndërrohen në festë politike për qeverinë.

Shoqëria ka ndryshuar. Elektorati ka ndryshuar. Kërkesat për llogaridhënie, transparencë dhe përfaqësim real janë rritur. Vetëm partitë tradicionale po përpiqen të mbijetojnë pa ndryshuar veten. Dhe pikërisht këtu qëndron dilema qendrore: reforma nuk bëhet duke shpallur të gjithë fajtorë, përveç atij që ka pasur pushtetin më të madh dhe më afatgjatë.

Nëse 20 dhjetori do të jetë një ditë reflektimi real apo thjesht një akt simbolik për konsum të brendshëm partiak, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e qartë: reforma e vërtetë fillon vetëm atëherë kur askush nuk është i paprekshëm. Nëse ka vërtet vetëbesim politik dhe moral, lideri duhet të jetë i pari që e dëshmon këtë jo me fjalë, por me vepër duke marr mbi vetë pergjegjistë e humbjeve..

The post Të gjithë fajtorë, përveç Ali Ahmetit? appeared first on Identiteti.info.