Ndërsa debati për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe po shfrytëzohet për retorikë politike nga subjekte që kanë qeverisur për dy dekada, një precedent i ri brenda pushtetit ekzekutiv po tregon se zgjidhja nuk është çështje numrash, por çështje vullneti.
Ministri i Politikës Sociale, Demografi dhe Rini Fatmir Limani, përmes ndryshimeve të drejtpërdrejta ligjore, u mundësua që provimet për licencim të drejtorëve, edukatorëve dhe përkujdestarëve në institucionet e kujdesit për fëmijë të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe. Ajo që për dekada ishte e pamundur, brenda një viti u bë realitet
Për vite me radhë, juristët shqiptarë janë mbajtur peng i një harrese të orkestruar, të ushqyer me justifikime bajate për “pengesa teknike” dhe “rend kushtetues”. Megjithatë, praktika e guximshme e javëve të fundit provoi se barriera nuk ishte ligji, por personaliteti që mungesën e vullnetit politik e shndërron në guxim për vendime të guximshme.
Me marrjen e detyrës, Fatmir Limani e zgjidhi “nyjën gordiane” që mbante peng edukatorët, drejtorët dhe përkujdestarët shqiptarë. Përmes ndryshimeve të shpejta dhe goditëse ligjore, ai dëshmoi se kur një ministër udhëhiqet nga vizioni, ligji i nënshtrohet të drejtës dhe nuk bëhet mburojë e diskriminimit. Ky akt ishte një “shuplakë” institucionale për të gjithë ata që pushtetin e shohin si privilegj dhe jo si mjet ndryshimi.
Paradoksi i Jurisprudencës: Pse Limani ia doli, e të tjerët dështuan ?
Analistët politikë e lexojnë rastin “Limani” si pikën e thyerjes me të kaluarën. Pyetja që sot djeg çdo studio televizive është e pashmangshme: Nëse një ministër i vetëm, brenda një kohe rekorde, garantoi dinjitetin gjuhësor në një sektor kaq kompleks, si ka mundësi që subjektet që kontrolluan Drejtësinë për 20 vite nuk lëvizën asnjë presje ?
Heshtja e tyre sot nuk është rastësi por pranimi i pafuqisë. Suksesi i Limanit ua asgjësoi alibinë e preferuar “nuk na lejojnë” dhe e zhvendosi debatin aty ku dhemb më shumë te dallimi mes politikanit që shërben dhe politikanit që bene sfiladë neper qeveri.
Në qarqet intelektuale flitet gjithnjë e më shumë për “Etikën e Përgjegjësisë” që implementon Limani. Ky është fundi i epokës së “pushtetit formal” dhe fillimi i “fuqisë reale”.
Sot nuk diskutohet për provim, por për përplasjen finale mes dy modeleve modeli i dekadencës dhe modeli i lidershipit të bazuar në rezultat, që e kthen premtimin në normë ligjore dhe vizionin në realitet të prekshëm.
Mesazhi për shqiptarët është më i qartë se kurrë, të drejtat nuk “lypen” nëpër konferenca shtypi dhe as nuk fitohen përmes lotit. Ato realizohen me akte zyrtare, guxim ligjor dhe integritet personal. Fatmir Limani ka vendosur një standard që nuk mund të injorohet më. Ai dëshmoi se pesha e një politikani nuk matet me vjetërsinë në pushtet, por me forcën e ndryshimit që lë pas. Në fund të ditës, historia nuk mban mend fjalët, por veprat që i dhanë fund padrejtësisë. Ndoshta diken sot e pengon ky sukses i minstrit Fatmir Limani ?

