30 Janar 2026 21:55

BDI emëron katër kryetarë degësh, vendimet merren nga “baba” i partisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka njoftuar emërimin e katër kryetarëve të rinj degësh në kuadër të procesit që partia e cilëson si reformim dhe konsolidim të strukturave të saj.

Sipas komunikatës zyrtare, këto emërime synojnë forcimin e organizimit të brendshëm dhe rritjen e efikasitetit politik të partisë. Megjithatë, faktikisht kryetarët e degëve janë emëruar nga kryetari i partisë dhe jo të zgjedhur nga strukturat lokale apo anëtarësia.

Në këtë kontekst, përdorimi i termit “reformë” mbetet i diskutueshëm, pasi procesi nuk përfshin mekanizma zgjedhorë të brendshëm apo përfshirje të drejtpërdrejtë të bazës partiake në vendimmarrje.

Vendimet janë marrë nga Kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, dhe përfshijnë emërimet në degët: Likovë – Avni Saliji, Zhelinë – Emir Sulejmani,Tearcë – Bujar Jakupi Saraj – Iljas Veseli.

Procesi i riorganizimit të brendshëm të BDI-së pritet të vazhdojë edhe në periudhën në vijim por kjo reformë si duket po behet nga vete lideri i cili si duket tashme se ka asnje rival ne parti që guxon të kontestojë vendimet e tij ! Vlen të potencohet se megjithatë në BDI ka fillua një largim i kuadrove të vjetra të cilët në fakt ishin boshti i partisë.

Por a mund të quhet kjo reformë, ketë do të tregoj koha ateherë kur vijnë zgjedhjet. Nga kampi qeveritar i kualicionit Vlen ende nuk ka asnje levizje për themelimin e strukturës së kualicioni si një parti e vetme.

Të gjitha dekleratat deri me sot kanë mbetë vetëm në formë të një deshire për të pasur një unfikim ndersa ne praktike nuk ka levizë asgje!