Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar përpunimin e afërsisht gjysmës së fletëvotimeve për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor.
Ky proces ka ofruar një pasqyrë të përkohshme mbi individët që kanë grumbulluar numrin më të lartë të votave deri në këtë pikë.
Bazuar në të dhënat e deritanishme, Albin Kurti udhëheq qartë me 172,610 vota. Pas tij, Glauk Konjufca ka siguruar 134,395 vota, ndërsa Albulena Haxhiu ka grumbulluar 70,222 vota. Të tre këta kandidatë vijnë nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje, duke treguar një mbështetje të fortë elektorale brenda subjektit të tyre.

Lidhur me partitë e tjera politike, figurat me numrin më të lartë të votave përfshijnë Bedri Hamzën nga PDK-ja me 79,207 vota, Lumir Abdixhikun nga LDK-ja me 35,579 vota, si dhe Ramush Haradinajn nga AAK-ja, i cili ka marrë 18,897 vota.
Në vazhdim do të prezantohet një përmbledhje e dhjetë kandidatëve më të votuar nga katër formacionet kryesore politike.
Lëvizja Vetëvendosje (VV):
Albin Kurti – 172,610 vota
Glauk Konjufca – 134,395 vota
Albulëna Haxhiu – 70,222 vota
Hekuran Murati – 69,572 vota
Donika Gërvalla-Schëarz – 62,013 vota
Xhelal Sveçla – 55,931 vota
Hajrulla Çeko – 51,970 vota
Avni Dehari – 46,101 vota
Mimoza Kusari Lila – 43,073 vota
Ejup Maqedonci – 39,238 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Bedri Hamza – 79,207 vota
Arian Tahiri – 37,355 vota
Përparim Gruda – 34,827 vota
Uran Ismaili – 27,302 vota
Sala Jashari – 24,983 vota
Vlora Çitaku – 22,180 vota
Arben Mustafa – 19,491 vota
Enver Hoxhaj – 18,641 vota
Rrahman Rama – 14,530 vota
Ganimete Musliu – 14,073 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
Lumir Abdixhiku – 37,579 vota
Hykmete Bajrami – 23,759 vota
Ukë Rugova – 20,769 vota
Doarsa Kica Xhelili – 18,391 vota
Avdullah Hoti – 18,363 vota
Kujtim Shala – 16,399 vota
Anton Quni – 13,086 vota
Armend Zemaj – 12,389 vota
Lutfi Haziri – 11,138 vota
Janina Ymeri – 8,702 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
Ramush Haradinaj – 18,897 vota
Daut Haradinaj – 11,593 vota
Besnik Tahiri – 11,293 vota
Bekë Berisha – 8,424 vota
Agim Çeku – 7,649 vota
Time Kadrijaj – 7,518 vota
Burim Ramadani – 7,150 vota
Arber Tolaj – 6,641 vota
Lahi Brahimaj – 4,748 vota
Albana Bytyqi – 4,635 vota
Në total janë 2,557 vendvotime, ndërsa deri tani janë procesuar votat nga 1,282 vendvotime.
Rezultatet e plota mund t’i ndiqni në këtë link: KQZ – Rezultatet e Përditësuara.
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

