18 Janar 2026 00:07

Ziadin Sela nesër vendos

Aleanca për Shqiptarët (ASH), e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka njoftuar përmes një komunikate për media se të shtunën, më 27 dhjetor, do të mbajë Kuvendin e Pestë të partisë në Shkup. Ky zhvillim vjen pas vendimit të ASH-së për t’u larguar nga koalicioni me AKI-në.

Ndërkohë, kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë një paraqitjeje televizive një ditë më parë, ka paralajmëruar mundësinë e bashkimit të ASH-së me koalicionin VLEN, si dhe përfshirjen e saj në qeverisjen e vendit. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo temë do të jetë pjesë e diskutimeve në Kuvendin e së shtunës.

Ziadin Sela vijon të presë vendimin përfundimtar lidhur me vulat e partisë, në kuadër të procesit ligjor që po zhvillohet mes tij dhe Arben Taravarit. Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit, sipas burimeve, Sela ka regjistruar një subjekt të ri politik.

Kuvendi i Pestë i ASH-së pritet të përcaktojë drejtimin e ardhshëm politik të partisë në një periudhë të ndjeshme rikonfigurimesh në skenën politike shqiptare në vend. Mbetët të shihet, nesër së a do të lakomojë koridoret e qeverisë apo të bejë strukturën e partisë e cila dikur kishte mbi 80 mijë votues.