21 Janar 2026 13:03

Ali Ahmeti: Kongresi i 20 Dhjetorit do të përcaktojë rrugëtimin e ri të BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim zhvilloi dje mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, ku u diskutuan situata aktuale politike në vend, sipas liderit të partisë, Ali Ahmeti. Ai bëri të ditur se gjatë takimit u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet politike dhe sfidat me të cilat përballet shoqëria dhe skena politike.

Ahmeti theksoi se një vëmendje e veçantë i është kushtuar përgatitjeve për Kongresin e partisë më 20 dhjetor, postimi i plotë i tij

Sot zhvilluam mbledhjen e Kongresit të Vazhdimësisë, një organ thelbësor në kuadër të organizatës sonë politike. Gjatë këtij takimi patëm një diskutim të gjerë mbi zhvillimet aktuale politike në vend, duke adresuar të gjitha sfidat me të cilat po përballet skena politike dhe shoqëria jonë.Po ashtu, u ndalëm edhe në përgatitjet për Kongresin e 20 dhjetorit, një moment i rëndësishëm që do të përcaktojë drejtimin tonë të mëtejshëm.

https://www.facebook.com/share/p/19FBYkMHYG