Me pikëllim të thellë, komuniteti artistik dhe familja Kasapi njoftojnë se këngëtari i dashur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën 40-vjeçare më 26 Nëntor 2025, do të marrë lamtumirën e fundit nesër, të Dielën, më 30 Nëntor, në qytetin e Tetovës.
Familja fton të gjithë dashamirësit dhe kolegët që të marrin pjesë në ceremoninë mortore, për të nderuar kujtimin e artistit, i cili u kujtua nga të gjithë si “një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar”.
Homazhet për Shpat Kasapin do të zhvillohen në Pallatin e Kulturës në Tetovë, nga ora 11:00, ndërsa varrimi do të mbahet në varrezat e qytetit të Tetovës, në orën 14:00.
Lajmi për vdekjen e Shpat Kasapit ka shkaktuar jehonë jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe në media ndërkombëtare, ku personalitetet e artit dhe politikës shqiptare kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe respektin për kontributin e tij të madh në muzikën dhe kulturën shqiptare.

