2 Mars 2026 20:57

Më 5 mars mbahet seancë solemne për 28-vjetorin e ‘Epopesë së UÇK’-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se më 5 mars do të mbahet seancë solemne në nder të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Seanca do të nisë nga ora 10:00,  ka njoftuar Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Së pari u dakorduam që ta mbajmë seancën solemne me rastin e 28 vjetorit të ‘Epopesë së UÇK’-së. Kjo seancë do të mbahet më 5 mars, nga ora 10:00, dhe përveç krerëve të shtetit, do të flasin edhe përfaqësues nga grupet parlamentare”, ka thënë Haxhiu.